Rruga bullgare e çiklizmit përgjatë lumit Danub dhe Dobruxhës deri në Detin e Zi "Danubi Ultra" hyri në renditjen vjetore të botuesit të udhërrëfyesve “Lonely Planet” për 50 destinacionet kryesore të rekomanduara në mbarë botën në vitin 2024. Rruga e biçikletës e gjatë 740 km është e vetmja e treguar në territorin e Ballkanit Lindor, dhe kjo do të thotë një përparim në fushën e turizmit për vendin tonë dhe një mundësi për zhvillimin e rajonit.
Interesimi për projektin bullgar vjen me nominimin nga ana e “Lonely Planet” të destinacionit ndërkombëtar "Limesi i Danubit", në të cilin "Danubi Ultra" renditet si produkt turistik me mundësinë e një udhëtimi të vetëorganizuar me biçikletë.
"100 pamjet e Danubit Ultra" përfshijnë kalanë “Baba Vida”, Ulpia Eskus pranë fshatit Gigen, kampin e legjionit Nove pranë Svishtov, Seksaginta Prista në Ruse, Durostorum në Silistra dhe kalanë e Bellogradçikut.Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..
Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe..
Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është..