Një numër rekord garuesish do të marrin pjesë në turneun ndërkombëtar të patinazhit artistik Kupa "Denkova-Staviski" nga 8 deri në 12 nëntor në “Pallatin e Dimrit” në Sofje.
290 patinatorë nga 22 vende do të garojnë për trofetë e edicionit të njëmbëdhjetë të garës. Përveç sportistëve më të mirë bullgarë, do të ketë përfaqësues të Australisë, Hong Kongut, Britanisë së Madhe, Spanjës, Francës, Italisë, Ukrainës, Çekisë dhe vendeve të tjera.
Në mesin e patinatoreve bullgare do të jetë edhe Alexandra Feigin – pjesëmarrëse e Lojërave Olimpike të Pekinit dhe fituese e kupës “Denkova-Staviski” në vitin 2018.
Hyrja në “Pallatin e Dimrit” do të jetë falas.Basketbollisti më i mirë bullgar, Aleksandër Vezenkov është pikëshënuesi numër një i sezonit të rregullt në kampionatin grek për të dytën herë në karrierën e tij. Anësori i “Olympiacos” e mbylli fazën e parë të kampionatit me 382 pikë të shënuara,..
Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e katërt të turneut të tenisit Masters në Miami (SHBA). Tenisti i parë i Bullgarisë pati një kohë të vështirë në turneun e fushës së fortë pas një rikthimi në ndeshje me 6:7 (3), 6:4, 7:5 kundër rusit Karen..
Snowboardisti bullgar Tervell Zamfirov e përgëzoi veten për një tjetër sukses spektakolar, ndonëse e arriti në mënyrë shumë dramatike. Ai u bë kampion bote në sllallomin paralel për meshkuj. Bullgari 20-vjeçar triumfoi pasi fitoi finalen me 0.40..