Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Kampionatin Evropian të Shahut Ekipor, bullgaret mundën Serbinë

Kombbëtarja bullgare e shahut
Foto: Federata Bullgare e Shahut

Shahistet e kombëtares bullgare mposhtën Serbinë me rezultat 3:1 në raundin e pestë të Kampionatit Evropian për ekipe në qytetin malazez Budva. Bullgaret, të cilat ende nuk kanë humbje, e luajtën ndeshjen në mënyrë taktike dhe arritën të përfitojnë në dërrasën e dytë dhe të tretë me anë të Nurgyll Salimova, e cila mundi Adela Velikiç dhe Viktoria Radeva e cila u imponua mbi Jovana Erik.

Para kësaj, në dërrasën e parë, Antoineta Stefanova barazoi me figurat e bardha me Teodora Injac, ndërsa në dërrasën e katërt me figurat e  zeza, Gergana Pejçeva e bëri po këtë në ndeshjen e saj me Tijana Bllagoeviç.

Në renditjen pas raundit të pestë kryesojnë Franca dhe Azerbajxhani me nga 9 pikë dhe Bullgaria është e treta me 8 pikë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaret janë të dhjetat në Olimpiadën e Shahut

Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..

botuar më 24-09-24 9.02.PD

Bullgaria i bashkohet Javës Evropiane të Sportit #BeActive

Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..

botuar më 24-09-23 4.20.PD

Përfundon gara ekstreme treditore “Pirin Ultra”

Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..

botuar më 24-09-23 3.45.PD