Është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në disa lokalitete për shkak të kushteve të rënda atmosferike të shkaktuara nga reshjet e dendura të borës gjatë fundjavës. Dita do të mbetet jomësimore për nxënësit e mbi 280 shkollave në trembëdhjetë rrethe.
Punonjësit e Drejtorisë "Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë" i janë përgjigjur 1076 sinjaleve gjatë 24 orëve të fundit. 191 ekipe janë përfshirë në likuidimin e aksidenteve për shkak të kushteve të vështira atmosferike, 288 persona janë evakuuar, njofton MPB. Janë shuar 55 zjarre dhe janë kryer 1007 operacione shpëtimi dhe ndihmë.
Situata është më e rëndë në Bullgarinë Verilindore, ku është shpallur kod i kuq për mot të rrezikshëm. Në shumë fshatra të Varnës ende nuk ka energji elektrike dhe ujë dhe ato mbeten të paarritshme.
Vështirësi ka edhe në linjat hekurudhore në vend - disa trena nuk do të lëvizin, dhe disa të tjerë, si ata të shpejtë nga Sofja deri në Varna dhe nga Varna deri në Sofje, vonohen me gati dy orë e gjysmë.
Tri kompanitë e shpërndarjes së energjisë elektrike po vazhdojnë punën për eliminimin e ndërprerjeve të energjisë elektrike në disa vende për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në ditët e fundit, tha zv. ministri i energjisë Krasimir Nenov. Sipas tij, Operatori i Sistemit të Energjisë Elektrike tashmë ka hequr pjesën më të madhe të dëmeve.
Në territorin e Sofjes janë pranuar mbi 1500 raporte për pemë dhe degë të rëna, tha Teodora Polimerova, drejtoreshë e Drejtorisë "Klima, Energjia dhe Ajri" në Bashkinë e Sofjes.Ministri në detyrë i energjisë, Vlladimir Malinov, ka konfirmuar për gazetarët se kompania hungareze "MOL" do të marrë pjesë në tenderin për shitjen e "Lukoil Neftohim". Fjalët e tij vijnë si përgjigje ndaj një deklarate të kryeministrit Viktor Orban, të..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton vendimin e DPS-së për ndërprerjen e anëtarësimit në ALDE. Vendimi u mor pas një analize dhe debati..
Organizatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan para Bashkisë Metropolitane duke kërkuar trajtim human në strehimoret komunale. Ambientalistët theksojnë se qentë vuajnë në të ftohtë, të ngjeshur në kafaze të përbashkëta ku hanë veten për shkak të..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..