Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i financave tha se presidenti ka cituar lajme të rreme

Ministri Asen Vasilev
Foto: BTA

Presidenti Rumen Radev citoi "lajme të rreme" në komentet e tij për Buxhetin 2024, tha ministri i financave Asen Vasilev në një deklaratë për gazetarët. Vasilev paralajmëroi se nëse kreu i shtetit vë veton ndaj kornizës financiare për vitin e ardhshëm, ai mund ta lërë vendin të hyjë në vit pa buxhet.

Shkak për deklaratën e ministrit të financave Asen Vasilev ishin fjalët e presidentit, ku ai komentoi informacionin se planifikohet të shitet 1/5 e fondit të tokës. "Ligji përmban 109 nene dhe 16 dispozita përfundimtare kalimtare. Të gjitha ato janë publikuar në faqen e Kuvendit Popullor dhe janë paraqitur për diskutim. Nuk ka asnjë nen me të cilin të shiten tokat shtetërore. Në Buxhetin 2024 nuk parashikohen të ardhura të tilla. "tha Vasilev.

Kjo nuk është e paraparë në buxhetin e vitit 2024, por çdo buxhet ka një kornizë trevjeçare të parashikimit dhe atje flitet për shitjen e tokës shtetërore, tha për bTV ish-ministri teknik i ekonomisë, Nikolla Stojanov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD