Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 6 dhjetorin

Në ditën e Shën Nikollës do të jetë e vranët dhe me shi

Foto: BGNES

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga minus 1 deri në 4°, pak më të ulëta do të jenë në veriperëndim, në Sofje - deri në 2°. Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira dhe me reshje shiu. Në Bullgarinë Veriperëndimore dhe në zonat malore do të bjerë borë. Reshjet do të jenë më të konsiderueshme në gjysmën lindore të vendit, ku do të vijojë të bjerë shi edhe të enjten. Temperaturat maksimale do të jenë nga 2 deri në 4° në veriperëndim dhe 6-8° në lindje, deri në 5° në kryeqytet.

Do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu përgjatë Detit të Zi me erë mesatare verilindore. Temperaturat e ajrit do të lëvizin deri në 9-11°. Uji i detit është 10°. Eksitimi i detit do të jetë 3-4 ballë.

Në male do të mbajë mot me vranësira dhe mjegull. Do të bjerë shi, mbi 1000 m mbi nivelin e detit – reshjet do të jenë me borë. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 3°, në 2000 m deri në minus 2°.

Ditën e enjte moti do të mbetet me vranësira. Për shkak të uljes së temperaturave në zonat e larta dhe në Bullgarinë Perëndimore reshjet e shiut do të kalojnë në borë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 gushtin

Të mërkurën masa ajrore në vend do të mbetet e paqëndrueshme. Para mesditës, mbi Bullgarinë Lindore do të zhvillohen vranësira Në disa vende do të ketë reshje shiu afatshkurtra, përkohësisht intensive, të shoqëruara me bubullima. Ka edhe kushte..

botuar më 24-08-27 7.30.MD

Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është në rënie

Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është ulur me 70% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo u bë e ditur nga kryekomisioneri Anton Zllatanov, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kufitare pas një takimi me drejtorin ekzekutiv të..

botuar më 24-08-27 5.23.MD

Qeveria e përkohshme u betua

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor, anëtarët e Këshillit zyrtar të Ministrave, të emëruar me dekret të presidentit Rumen Radev, së bashku me kryeministrin Dimitër Gllavçev, bënë betimin para deputetëve të popullit. Në prani të..

botuar më 24-08-27 12.31.MD