Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Etërit kërkuan futjen e prindërimit të përbashkët

Foto: BGNES

Për të dymbëdhjetën vit radhazi, në Ditën e Baballarëve,  shumë burra protestuan në të ashtuquajturën “trekëndësh i pushtetit” për të kërkuar të drejta të barabarta në rritjen e fëmijëve të tyre pas divorcit. Ata këmbëngulën që nëpërmjet ndryshimeve në Kodin e Familjes, të arrihet prindërimi i përbashkët dhe kështu fëmijët të mund të jetojnë edhe me baballarët e tyre.

"Qëllimi i prindërimit të përbashkët është futja e rregullave të detyrueshme që pengojnë njërin prej prindërve të dominojë dhe konflikti mes tyre të paracaktojë se ku duhet të jetë fëmija," shpjegoi avokati Karlo Lukanov. Sipas tij, prindërit e fëmijëve të ndarë duhet të jenë në gjendje t'i rrisin ata në mënyrë të barabartë, siç bëhet tashmë në shumë vende.

Mbi 50 000 nëna dhe baballarë në vendin tonë dhe po aq fëmijë vuajnë nga tjetërsimi prindëror, tha Sllavi Nestorov, themelues i fondacionit “Prindërimi i Përbashkët”, i cili ishte organizator i protestës.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qytetarë protestuan kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të ri

Qindra qytetarë protestuan në të ashtuquajturën trekëndësh të pushtetit, ku ndodhen godinat e Kuvendit Popullor, Këshillit të Ministrave dhe Presidencës, me kërkesën për ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm. “Ka..

botuar më 24-10-16 10.52.PD

Argjentina dhe Bullgaria prezantojnë në Sofje bashkëpunimin e tyre në Antarktidë

Konferenca me temë "Argjentina dhe Bullgaria në Antarktidë. Miqësia dhe sinergjia, një hap përtej kufijve të bashkëpunimit" organizohet sot në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" nga Ambasada e Argjentinës në Bullgari. Drejtues i forumit..

botuar më 24-10-16 8.15.PD

Parashikimi i motit për 16 tetorin

Temperaturat minimale të mërkurën do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, në Sofje do të jenë rreth 8°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Rritje të përkohshme më të ndjeshme të vranësirave do të ketë para mesditës në pjesën verilindore të..

botuar më 24-10-15 7.45.MD