Në një takim në Athinë, ministrat e energjisë të Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë nënshkruan një deklaratë trepalëshe për zhvillimin e një sërë nismash në fushën e energjisë së rinovueshme në rajon. Të tre vendet do të bashkëpunojnë në përgatitjen e projekteve të përbashkëta ndërkufitare për energjinë e erës off-shore, hidrogjenin nga burimet e rinovueshme të energjisë dhe infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike.
Dokumenti parashikon që Bullgaria, Greqia dhe Rumania të mbështesin dhe promovojnë një nismë të përbashkët për të eksploruar dhe zhvilluar përdorimin e qëndrueshëm të potencialit të erës off-shore në Detin e Zi dhe Egje. Të tre vendet do të aplikojnë së bashku për statusin ndërkufitar të burimeve të rinovueshme të energjisë lidhur me ftesën aktuale të Mekanizmit për Lidhjen e Evropës.Një tërmet me magnitudë 6.2 sipas shkallës Rihterme epiqendër në rajonin e Stambollit, u regjistrua sot në orën 12:49 të mesditës, sipas kohës lokale. Tërmeti u ndje në shkallë të ndryshme në të gjithë Bullgarinë, njoftoi BTA, duke cituar Qendrën..
Një libër i veçantë ngushëllimesh u hap sot në Nunciaturën Apostolike në Sofje në lidhje me vdekjen e Papës Françesku. "Ai dinte të zhvillonte një dialog me njerëzit e kohës sonë me thjeshtësi dhe sinqeritet, duke kërkuar gjithmonë atë që na bashkon..
Instituti INSAIT i Universitetit të Sofjes ka lançuar modelin e tij të parë linguistik në një gjuhë të huaj. MamayLM u krijua për shtetin ukrainas dhe është modeli më i mirë i gjuhës ukrainase në botë, njoftoi Ministria e Arsimit. MamayLM..
Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të..