Kompania e aseteve digjitale “Nexo” ka ngritur padi kundër Bullgarisë për mbi 3 miliardë dollarë, njoftoi BTA. “Nexo” shpjegon se "shuma e kërkuar përcaktohet nga dëmet e konsiderueshme materiale dhe të reputacionit që rezultojnë nga veprimet e autoriteteve shtetërore gjatë hetimit represiv të përfunduar tashmë ndaj kompanisë, punonjësve dhe menaxherëve të saj".
Kujtojmë se një vit më parë - më 12 janar, autoritetet e zbatimit të ligjit kryen një operacion kundër kriptobankës “Nexo”, dhe katër persona u akuzuan. Ata u hetuan për drejtimin dhe pjesëmarrjen në një grup të organizuar kriminal me qëllim pastrim parash, krime tatimore, mashtrim kompjuterik dhe veprimtari bankare të palicencuar brenda dhe jashtë vendit që nga viti 2018. Prokuroria e Qytetit të Sofjes pushoi procedimin penal kundër “Nexo” më 22 dhjetor 2023 për mungesë provash të mjaftueshme për veprën penale të kryer.Ambulancat dhe repartet e urgjencës në vendin tonë nuk kanë ende pajisje për diagnostikim ekspres. Para BNR-së, Desisllava Katelieva, kryetarja e Shoqatës Kombëtare të Punëtorëve të Emergjencave, theksoi se nëse do të kishte mundësi për diagnostikim..
Zëvendësministri i Mbrojtjes Radostin Iliev theksoi se në qëndrimin e vendit tonë për samitin e NATO-s në Uashington, të miratuar nga Këshilli i Ministrave, nuk ka asgjë që do të dëmtonte interesin tonë kombëtar ose do të kërcënonte sigurinë..
Gjatë 24 orëve në vijim , në gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen sërish vranësira. Gjatë natës në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima, ndërsa ditën - kryesisht në Bullgarinë Jugperëndimore. Kushtet e breshrit po..
Pushime, larg turmave në resortet verore, shëtitjet në male, mundësi për ecje në këmbë ose me biçikleta elektrike - e gjithë kjo i pret turistët nga..
Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë Rosen Zheljazkovit. Ai është kandidati për kryeministër i propozuar..
Kombëtarja e Bullgarisë në matematikë pati një paraqitje të shkëlqyer në Olimpiadën Ballkanike për 15-vjeçarë. 6 nxënës bullgarë u kthyen me 6 medalje nga..