Pushka e Georgi Benkovskit dhe Thirrja për shpalljen e Kryengritjes së Prillit, si dhe dokumente autentike, janë ndër reliktet që tregojnë për jetën e revolucionarit para se të bëhej pjesë e organizatorëve kryengritëse, e cila u bë nismë për Luftën Ruso-Turke të viteve 1877-1878 , e cila nga ana e vet solli çlirimin e Bullgarinë. Ato mund të shihen nga vizitorët në muzeun e hapur "Etër" pranë qytetit Gabrovo nga 1 deri më 5 mars. Ekspozita ndodhet në godinën më të madhe të kompleksit etnografik, i cili hap dyert për vizitorët për herë të parë.
"Pushka është një "Winchester", model i vitit 1866, me të cilën Georgi Benkovski u përball me fuqinë e madhe ushtarake dhe administrative të Perandorisë Osmane - thotë Tihomir Cërov, ekspert në institucionin kulturor. - Revolucionari besonte aq shumë në pavarësinë kombëtare bullgare saqë arriti të motivonte mijëra njerëz për të marrë pjesë në një luftë që fal personalitetit të tij nuk dukej e humbur. Dikush mund të thotë se jetoi në një kohë rebele, u bë një nga Apostujt e lirisë, por nuk arriti ta shihte me sytë e tij. Por a është vërtet kështu? Përkundrazi, Georgi Benkovski e përjetoi si një ndjenjë dhe për këtë arsye luftonte për të me kaq zjarr dhe entuziazëm".
Ndër gjërat me vlerë që prezantohen në kuadër të nismës së muzeut “Kështu e fituam lirinë”, janë skeptri i kont Ignatiev, revolveri i Rajna Knjaginja etj.
Ditën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses përmbushet premtimi i Zotit për shpëtimin e shpirtit njerëzor nga mundimet e përjetshme të errësirës. Mesazhi i kësaj dite është se Zoti na do, thotë At Bozhidar Marinov nga Kisha e Sofjes "Lartësimi i Kryqit të..
Veliko Tërnovo krenohet me të kaluarën e tij të lavdishme, e cila është e koduar edhe në festën e qytetit, e lidhur me ditën e Dyzet Martirëve të Shenjtë – mbrojtësit shpirtërorë të kryeqytetit mesjetar. Në ditën e 40 ndjekësve të Krishtit (22 mars..
Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..