Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ti je e mahnitshme” – na thotë një pasqyrë antike

Muzeu Arkeologjik në Burgas me një ekspozitë interesante të pasqyrave në miniaturë

Foto: BTA

Një vitrinë me pasqyra të vogla ritualesh është pjesë e një ekspozite kushtuar temës së bukurisë femërore në antikitet, të paraqitur në Muzeun Arkeologjik të qytetit të Burgasit. Ekspozita titullohet "Tekat përmes antikitetit. Shiko pasqyrën" dhe është hapur me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Në antikitet kishte dy lloje pasqyrash - funksionale dhe ritualesh. Të parat përdoreshin për t'u kujdesur për zonjat e rangut të lartë, dhe të dytat i jepeshin si dhuratë perëndeshës kur gratë i kërkonin asaj t'i plotësohej një dëshirë. Zbulimi i objekteve të ngjashme në varrezat në rajon është dëshmi se aty pranë ka pasur një faltore të një prej perëndeshave nga panteoni greko-romak.


Pasqyrat e paraqitura në muzeun e Burgasit janë restauruar dhe datojnë nga shekulli II-IV. Ato janë bërë prej plumbi. Më interesante janë pjesët në të cilat ka mbishkrime standarde. Në trojet moderne bullgare, tekstet janë shkruar në greqishten e vjetër. Në disa prej tyre shkruhej: “Ti je e mahnitshme”, “Të gjitha gjërat e bukura i shkojnë një bukurosheje”, “Gjërat e bukura u shkojnë për shtat femrave të bukura”, “Një dhuratë për zonjën”, “Bukuroshe, më merr, unë jam bukurija jote”.
Njëra nga pasqyrat më interesante të paraqitura në ekspozitë, nuk ka mbishkrim përkushtues, por ka një imazh të një perëndeshë, me sa duket Hera, Afërdita ose një nga tre nimfat.

Disa nga pasqyrat janë gjetur gjatë gërmimeve pranë fshatit Ruen, fshatit Jabëllçevo, Aqua Calide, rajonit të Pomories etj.
Ritualet dhe tekat e grave në Antikitet nuk ndryshonin shumë nga ato moderne. Në ekspozitën e përhershme të muzeut, mund të shihni edhe shishe për parfume, të quajtura llakrimarii, si dhe ungventarii - enë për ruajtjen e rimelit për qerpikët ose vajrave të tjerë aromatikë, shpjegoi për BTA udhërrëfyesja Gergana Danabasheva. Ekspozita mund të shihet në muzeun arkeologjike deri në fund të marsit.

Lexoni më tepër:
Përpiloi: Gergana Mançeva
Foto: BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të ruajmë Ortodoksinë e Shenjtë - atë që na ka mbrojtur"

Më 29 qershor Kisha jonë kremton festën e Apostujve të Shenjtë të Parë Suprem Pjetri dhe Pali sipas Kalendarit Gregorian, d.m.th. sipas stilit të ri, ndërsa më 12 korrik bie festa e tyre sipas Kalendarit Julian ose stilit të vjetër. Shën Pjetri..

botuar më 24-07-12 6.55.PD

Hapet stina arkeologjike Perperikon 2024

Në Perperikon, ka filluar fushata më e madhe arkeologjike e zhvilluar ndonjëherë, raportoi BTA. Prof. Nikollaj Ovçarov, udhëheqësi i gërmimeve në vend për gati 25 vjet, vëren se fushata është me moton "A do të zbulohen statuja romake edhe në..

botuar më 24-07-11 5.35.PD

"Bota e Trakëve" është një park për adhuruesit e trashëgimisë antike

Në Luginën e Mbretërve të Trakisë, nën fshatin Shipka, ku ndodhen varret më të rëndësishme të sundimtarëve të shtetit të odriseve , Bashkia Kazanllëk hapi parkun tematik "Bota e Trakëve". Qendra turistike u ofron adhuruesve të historisë dhe..

botuar më 24-07-07 10.30.PD