Stilijana Nikollova fitoi medaljen e artë në garën e gjithanshme në turneun e gjimnastikës ritmike të Grand Prix në qytetin spanjoll Marbella. Vendin e dytë e fitoi Tahmina Ikromova nga Uzbekistani, ndërsa vendin e tretë kampionia e botës Darja Varfolomeev nga Gjermania.
Gjimnastja tjetër bullgare, Eva Brezalieva, e nisi shkëlqyeshëm garën, por në kombinimin e fundit me fjongo bëri gabime të rënda, që i dhanë vendin e shtatë.
Futbollisti më i suksesshëm bullgar Hristo Stoiçkov ishte në pallatin e sportit “Elena Benitez” në San Pedro Alcantara ku u mbajt gara dhe takoi gjimnastet tona për t’i uruar suksese.
Me katër kombinime të mrekullueshme me rreth, top, birila dhe fjongo, Borjana Kalejn fitoi një medalje argjendi në Lojërat Olimpike në Paris. Medalja e mëparshme për vendin tonë në gjimnastikë ritmike individuale daton në vitin 1988, kur Adriana..
Karlos Nasar u bë kampion i Olimpiadës në Paris në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. Ai shkatërroi të gjithë konkurrencën dhe fitoi titullin, duke vendosur një rekord botëror në dyluftim. Peshëngritësi ynë 20-vjeçar, i lindur në Paris,..
Bullgaria ka tashme katër medalje në Lojërat Olimpike në Paris, të cilat janë fituar brenda një mbrëmjeje, informon BGNES. Së pari, Semen Novikov fitoi titullin në kategorinë deri në 87 kilogramë në mundjen klasike, më pas Kimia Alizadeh fitoi një..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro...