BE-ja është një lojtar i fortë global dhe në kontekstin e ri gjeopolitik duhet të jetë edhe më i bashkuar dhe konkurrues, tha kryeministri në dorëheqje Nikollaj Denkov në takimin jozyrtar të lidershipit në Vilnius për axhendën e re strategjike të BE-së. “Bullgaria mbështet veprimet e koordinuara të BE-së me partnerët ndërkombëtarë për të ruajtur një rend global të drejtë, të bazuar në rregulla dhe në ligje. Siguria dhe mbrojtja si dhe zgjerimi i BE-së janë të një rëndësie strategjike. Ne duhet të vazhdojmë të flasim me një zë dhe të mbrojmë parimet dhe standardet evropiane”, tha Denkov. Ai i bëri thirrje BE-së që të vazhdojë mbështetjen për mbrojtjen e Ukrainës dhe të kërkojë një qëndrim gjithëpërfshirës ndaj migracionit. Kryeministri bëri thirrje gjithashtu për heqjen e kontrolleve në kufijtë tokësorë të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen.
Presim që pala maqedonase të vendosë nëse ka nevojë për marrjen e 10 personave të tjerë të lënduar nga zjarri në Koçani. Këtë e tha presidenti Rumen Radev pas nënshkrimit të librit të ngushëllimeve në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Sofje...
Gjashtë banorë të qytetit Koçani të Maqedonisë së Veriut po udhëtojnë drejt Spitalit “Pirogov” në Sofje për të dhuruar gjak. Ata kanë grupin e rrallë të gjakut A, faktorin Rhesus negativ, i cili është i nevojshëm urgjentisht për një nga pacientët në..
Importi i fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së është në një nivel rekord, por nuk mbulon nevojat e biznesit. Që nga fillimi i vitit, vetëm për punësim sezonal u regjistruan 4202 shtetas të vendeve të treta. Kjo është 40% e punësimit sezonal të..
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari,..
Stefania Aleksova, studente në kursin e dytë në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore), është një nga viktimat e zjarrit..
E marta do të jetë ditë zie kombëtare si shprehje solidariteti me fqinjin tonë më të afërt në Ballkan, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov. Një..