Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Para 80 vjetësh u zbulua tuma e Kazanllëkut

Afresket zbulojnë për herë të parë botën e mbretërve dhe mistereve trake

10
Foto: Ivo Ivanov

"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike, zona mes qyteteve bullgare Kazanllëk dhe Shipka quhet Lugina e Mbretërve Trakë. Zbulimet kryesore arkeologjike filluan 80 vjet me pare.  

Më 19 prill 1944, ushtarët hapin llogore në kodrën Tjullbeto mbi Kazanllëk (Bullgaria Qendrore). Papritur goditën në një mur. Ata lëvizën një gur të madh dhe u futën në një vrimë të errët. Nën dritat e gazetave të djegura, ata janë të mahnitur nga afresket në tumën thraketë zbuluar para tyre. Kërkimet dhe konservimi vazhduan deri në vitet 1970. Një kopje e monumentit të paçmuar u ndërtua për të ruajtur origjinalin. Në vitin 1979, tuma e Kazanllëkut u bë vendi i parë bullgar që u përfshi në Trashëgiminë Kulturore Botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s.


Tuma ishte grabitur në antikitet, por në pluhurin në dysheme u gjetën ari dhe qepje të praruara nga rrobat madhështore të prishura, pjesë stolish, ndërsa jashtë tumës - në një altar - ishte vendosur një enë argjendi. Në holl (dromos) u gjetën eshtrat e një kali të varrosur me mbretin trak për t'i shërbyer atij në jetën e përtejme. Një burrë dhe një grua janë shtrirë në dhomën rrethore. I varrosuri ka qenë një luftëtar. Ai është i armatosur me një heshtë dhe një shpatë të shkurtër trake të lakuar - mahaira. 

Më të dukshmet në shtëpinë e fundit të çiftit mbretëror të varrosur janë pikturat shprehëse në mur. Ato rikrijojnë bëmat ushtarake në rrugën tokësore të sundimtarit Odrisian. Skenat të çojnë në afresket qendrore nën kupolën e dhomës së varrimit.


Duke qëndruar në mes të hapësirës së vogël në formë koshereje, mund të kthesh kokën dhe si film, para teje luhen momentet e fundit të një ceremonie mortore. Në mes është imazhi i mbretit të larguar. Me një kurorë dafine të artë në kokë, ai është lyer më i errët, sepse tashmë ka vdekur. Ai është ulur përballë një tavoline të mbushur me ushqime. Në dorën e djathtë mban një enë me verë. E majta është thurur me dorën e gruas së ulur përballë. Mesa duket, as vdekja nuk do t'i ndajë. Burri e ka ngulur shikimin te gruaja dinjitoze. Ajo e menduar ka ulur kokën dhe shikimin me pyetjen - çfarë vjen pas vdekjes? Ajo duhet të jetë gruaja e preferuar e mbretit. Ajo është e destinuar ta shoqërojë atë në jetën e përtejme.


Tavolina e fundit e çiftit është e tensionuar. Shërbëtoret e shtojnë misterin. Njëri i ofron të ndjerit një shegë, si simbol i pavdekësisë. Të tjerë i sjellin mbretëreshës gjërat që do t'i shërbejnë në përjetësi. Fillon procesioni. Trumpetistet femra lajmërojnë ndarjen. Një burrë mban një kuti të vogël blu. Kalorësit tërheqin hamshorët e preferuar të sundimtarit me shalë. Kafshët ndjejnë se së shpejti do të flijohen. Kuajt e mbërthyer janë më nervozët. Karrocieri mezi i mban prapa. Ky është momenti i fundit...


Vizitori shikon lart në gurin që mbulon tholosin ose qemerin e kupolës. Mbi të gjitha këtë gjë, 3 karroca garash fluturojnë në një rreth. Këto janë lojërat funerale-konkurse të organizuara në kujtim të të ndjerit. Jeta dhe vdekja rrotullohen së bashku. Para shqisave “vijnë në jetë” njerëzit e 23 shekujve më parë.


Interpretimet e imazheve janë të ndryshme. Për disa, një festë funerali helenistik është pikturuar nën kube. Sipas studiuesve të tjerë, simbolika orfike duhet kërkuar në personazhet dhe skenat, duke treguar për përjetësimin e shpirtit të mbretit thrak të varrosur dhe të hyjnizuar.

Në fillim të shekullit të ri, Profesori i asociuar Konstantin Boshnakov, përmes analizave fotografike, zbuloi se pikturat murale në varrin trak ishin të nënshkruara nga autori i tyre. Artisti është Kodzimazis ose Kosimasis. Në rininë e tij, ai pikturoi edhe një tumë tjetër trake të Aleksandrit. Boshnakov zbuloi gjithashtu emrin e të varosurit në tumën e Kazanllëkut. Ai është Roigos ose Raizdos, i biri i Sevtus, të gjithë mbretër të shtetit trak të Odrisianëve.

mbreti Sevt III

Ka rreth 1500 tuma trake në zonën e Kazanllëkut. Prandaj e quajnë Fushën e Kazanllëkut – Lugina e Mbretërve Trakë. Janë studiuar rreth 200 tuma dhe 15 varre. Pse Odrisët vendosën ta varrosnin prijësit e tyre të vdekur pikërisht këtu? Përgjigja për enigmën mund të jetë në megalitin e famshëm afër Buzovgradit, mbi Kazanllëk, ose në qytetin tashmë të zhytur të Mbretit Sevt - Sevtopolis.

Maket I Sevtopolis

Lexoni më tepër:

Foto: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vasill Drumev – Mitropoliti Kliment Tërnovski

Mitropoliti Kliment - në shërbim të Zotit dhe Atdheut

Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri një jetë jashtëzakonisht shpirtërore, të krishterë. Për gjuhëtarët, ai është ndër zelltarët më të..

botuar më 24-12-22 9.25.PD
Perperikon

Perperikon hyri në top 10 të objekteve botërore, sipas "Guardian"

Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..

botuar më 24-12-16 8.45.PD

Shën Nikollaj Çudibërësi - mishërimi i mëshirës vetëmohuese

Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, ​​sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..

botuar më 24-12-06 5.45.PD