Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një javë pas marrjes së detyrës. Në takimin e sotëm me presidentin Rumen Radev, Gllavçev ka paraqitur arsyet për ndryshimet e kërkuara nga ai, por nuk është e qartë nëse Radev do t'i nënshkruajë dekretet për to. Stefan Dimitrov njoftoi para gazetarëve se komunikimi i tij me kryeministrin është përmirësuar. “Si do të vazhdojë ky dialog mes nesh, do të varet nga vendimi im për detyrat dhe përgjegjësitë që kam marrë përsipër për momentin, i udhëhequr vetëm nga ideja për të ndihmuar në dy gjëra kryesore. E para është që të zhvillohen zgjedhje të ndershme jashtë vendit, sigurimi i kushteve për këtë, dhe sigurimi i funksionimit normal të Ministrisë së Punëve të Jashtme”, tha Dimitrov.
Shteti bullgar planifikon të ndajë fonde serioze për laboratorin e ri në bazën tonë në Antarktidë, njoftoi BNT, duke cituar ministrin në detyrë të arsimit, Galin Cokov. Deri në fund të vitit 2025, pak më shumë se 5 milionë euro janë ndarë për..
Sipas ekspertit të sigurisë, Milen Ivanov, incidente të tilla lënë gjurmë të mjaftueshme për të bërë një ekspertizë. Në studion e Nova Tv eksperti komentoi se lëndët plasëse në magazinë nuk digjen shpejt. Ai shpjegoi se baruti i zi i tymit që është..
Ndërroi jetë buri i plagosuri si rezultat i shpërthimeve në magazinat e fishekzjarrëve pranë fshatit Elin Pelin. Sipas prof. Nikollaj Gabrovski nga Spitali “Pirogov”, mjekët bënë gjithçka në fuqinë e tyre. Ngushëllime për të afërmit. Gjendja e..
Mes qytetit Elin Pelin dhe fshatit Elin Pelin, një zjarr shpërtheu në një depo për fishekzjarrë, njofton BTA. Si pasojë e shpërthimit dy persona burrë e..
Mbi 500 delegatë nga 150 vende po mbërrijnë në Bullgari për sesionin e 61-të të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC). Nga data 26..
Shteti bullgar planifikon të ndajë fonde serioze për laboratorin e ri në bazën tonë në Antarktidë, njoftoi BNT, duke cituar ministrin në detyrë të..