Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bukuria e fizikës prezantohet me ditë të dyerve të hapura në Fakultetin e Fizikës të Universitetit të Sofjes

Foto: phys.uni-sofia.bg

Fizikë argëtuese me eksperimente nga të gjitha fushat e fizikës, demonstrime të metodave për kërkimin e botëve të reja në hapësirë, kushtet e nevojshme për të quajtur një planet "binjaku i Tokës", një takim me kërkuesit bullgarë të ekzoplaneteve nga Departamenti i Astronomisë - e gjithë kjo është vetëm pjesë e programit të Ditës së Dyerve të Hapura të Pranverës në Fakultetin e Fizikës të Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” për të kaluar disa orë interesante në botën e shkencës.

Pjesa e leksionit i kushtohet 100 vjetorit të departamentit "Fizika teorike", si dhe pajisjeve kompjuterike dhe evolucionit të tyre. Do të mbahet një takim video me Organizatën Evropiane për Kërkime Bërthamore - CERN, me rastin e 70-vjetorit të saj, si dhe me rastin e 25 vjetori nga pjesëmarrja bullgare në projektet shkencore të CERN-it. Prezantuesit kryesorë janë profesorë nga Departamenti i Fizikës Atomike.

Qëllimi kryesor i organizatorëve është, përmes programit të tyre të larmishëm në Ditën e Dyerve të Hapura, të kujtojnë përvjetorin e tyre - 135 vjet mësimdhënie të fizikës në Universitetin e Sofjes, si dhe të tregojnë fizikën si një mjet universal i aftë për të zbuluar botë të reja për njohuritë njerëzore, si dhe një mundësi për realizim profesional, brenda dhe jashtë vendit.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD