Fizikë argëtuese me eksperimente nga të gjitha fushat e fizikës, demonstrime të metodave për kërkimin e botëve të reja në hapësirë, kushtet e nevojshme për të quajtur një planet "binjaku i Tokës", një takim me kërkuesit bullgarë të ekzoplaneteve nga Departamenti i Astronomisë - e gjithë kjo është vetëm pjesë e programit të Ditës së Dyerve të Hapura të Pranverës në Fakultetin e Fizikës të Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” për të kaluar disa orë interesante në botën e shkencës.
Pjesa e leksionit i kushtohet 100 vjetorit të departamentit "Fizika teorike", si dhe pajisjeve kompjuterike dhe evolucionit të tyre. Do të mbahet një takim video me Organizatën Evropiane për Kërkime Bërthamore - CERN, me rastin e 70-vjetorit të saj, si dhe me rastin e 25 vjetori nga pjesëmarrja bullgare në projektet shkencore të CERN-it. Prezantuesit kryesorë janë profesorë nga Departamenti i Fizikës Atomike.
Qëllimi kryesor i organizatorëve është, përmes programit të tyre të larmishëm në Ditën e Dyerve të Hapura, të kujtojnë përvjetorin e tyre - 135 vjet mësimdhënie të fizikës në Universitetin e Sofjes, si dhe të tregojnë fizikën si një mjet universal i aftë për të zbuluar botë të reja për njohuritë njerëzore, si dhe një mundësi për realizim profesional, brenda dhe jashtë vendit.Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë kuantikë do të jetë shumë më e shpejtë dhe më funksionale, thotë doktoranti Ivo Mihov nga Qendra për..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vuri në pikëpyetje një nga synimet kryesore të BE-së - parandalimin e një konflikti të ri në..
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..