Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kuzhina etnike, kostume të lashta dhe orkide në "Natën Evropiane të Muzeve" në Burgas dhe Nesebër

Foto: BTA

Muzeu etnografik në Burgas do të mbajë erë ushqimi. Aty, drejtori i muzeut, dr. Milen Nikollov, do të demonstrojë personalisht kuzhinën etnike dhe aftësitë e tij në kuzhinë. Ai do të gatuajë mish derri me lëpjetë, qepë të njoma dhe mente sipas një recete të vjetër. Në Muzeun Etnografik vëmendja e publikut drejtohet drejt “Burgasit të Vjetër të parë nga sytë e Dr. Magërdiç Mellkonjan". Historia e qytetit në periudhën 1930-1945 tregohet përmes fotografive, dokumenteve dhe objekteve nga koleksioni i muzeut dhe personalisht nga Dr. Mellkonjan, një banor i shquar i Burgasit.


Të ftuar të shumtë presin edhe kuratoret nga muzeu "Nesebër i vjetër", ku janë renditur 21 kostume tradicionale nga Stara Pllanina Lindore, Stranxha dhe Burgasko Pole. Këto janë kostume të viteve XIX dhe fillimit të shekullit të ХХ-të dhe janë pjesë e fondit të Muzeut Historik Rajonal. Ekspozita u hap më 15 maj dhe do të qëndrojë gjatë sezonit veror në Muzeun e ri Etnografik të Nesebër.

Vendi për adhuruesit e orkideve është në Muzeun e Shkencave Natyrore (rruga "Konstantin Fotinov" 30) në Burgas. Veçanërisht për "Natën Evropiane të Muzeve" do të jetë e pranishme edhe ekspozita "Shënime për orkidetë bullgare". Ajo përmban shënime dhe vizatime të Ljuben Domozetskit nga udhëtimet e tij nëpër rajone të ndryshme të Bullgarisë, të realizuara për qëllime shkencore. Me laps dhe bojë në dorë, autori ka sistemuar vëzhgimet e tij në një dorëshkrim, i cili paraqet me anë të një përshkrimi të shkurtër dhe vizatime të gjitha llojet e orkideve të egra në Bullgari. Përveç specieve të publikuara dhe të njohura për vendin, Domozetski ka përfshirë edhe disa orkide të tjera të zbuluara për herë të parë në vend.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Foto: BTA, burgasmuseums.bg, Facebook /museumnessebar
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare përfundoi me sukses

Ditët e fundit, nga 19 deri më 25 Korrik, ishin më të bukurat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare . Ato ishin të mbushura plot me emocione që do të ngelen në memorien e tyre për një kohë të gjatë.  U mbyll me..

botuar më 24-07-27 10.30.PD

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD