Më 24 maj, Evropa shënoi Ditën e Parqeve, shpallur nga Federata Evropiane e Parqeve Kombëtare dhe Natyrore EUROPARC. Në këtë ditë të vitit 1909 në Suedi u krijuan nëntë parqet e para kombëtare në Evropë.
Prapëseprapë, Ministria Bullgare e Mjedisit dhe Ujit caktoi 28 majin - Ditën e Parqeve në Bullgari. “Kjo bën të mundur që të festohet plotësisht rëndësia e parqeve natyrore dhe kombëtare, pa u dubluar kjo ditë nga festimet me rastin e Ditës së Arsimit dhe Kulturës Bullgare - 24 maj”, theksojnë nga Ministria. Me rastin e kësaj dite, parqet në vendin tonë organizojnë veprimtari të ndryshme për të popullarizuar pasuritë tona natyrore mes fëmijëve.
Vendi ynë është krenar për tre parqet e tij kombëtare - "Rilla", "Pirin" dhe "Ballkani Qendror", dhe 11 parqet e tij natyrore - "Bellasica", "Bëllgarka", "Vitosha", "Vraçanski Balkan", "Zllatni Pjasëci", “Persina”, “Manastiri i Rilës”, “Rusenski Llom”, “Gurët Blu”, “Stranxha” dhe “Rrafshnalta e Shumenit”.
Lexoni më shumë:
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..