Presidenti Rumen Radev e cilësoi si "të paarsyeshme" që qeveria bullgare të tregojë hezitim sa i përket qëndrimit të vendit tonë në OKB për gjenocidin në Srebrenicë. “Qëndrimi i Bullgarisë duhet të jetë shumë i qartë, duke afirmuar vlerat dhe parimet demokratike në rajon”, theksoi ai.
Më 2 qershor (të dielën) u thirr seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Popullor, në të cilën kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev duhej të dëgjohej për qëndrimin bullgar për gjenocidin në Srebrenicë, por Kuvendi nuk mblodhi kuorum për mbledhjen.
Sipas dokumenteve të publikuara në media, Dimitër Gllavçev ka urdhëruar ambasadoren bullgare në OKB Lëçezara Stoeva të votojë "abstenim" për rezolutën e OKB-së, por në mbledhjen e mbajtur më 23 maj, ajo ka deklaruar qëndrimin bullgar, duke votuar "pro". Bullgaria është ndër shtetet që e paraqitën rezolutën e OKB-së për shpalljen e 11 korrikut si ditë botërore në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë dhe qëndrimi i vendit tonë për këtë temë ka qenë gjithmonë i qartë.
Bullgaria ka një qëndrim shumë të qartë dhe konsekuent për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, bazuar në zbatimin e rreptë të konsensusit evropian nga korriku i vitit 2022. Këtë e deklaroi zëvendësministri i punëve të jashtme Ivan Kondov në..
Në rezidencën "Bojana", ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm, Dimitër Gllavçev i mirëpriti stafit diplomatik në pritje për Ditën e Dikaterit Diplomatik Bullgar - 19 korrik dhe 145 vjetorin e themelimit të shërbimit...
Importet e litiumit nga Serbia do të ndihmojnë BE-në të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe nënkryetari i Komisionit Evropian i ngarkuar për energjinë Maros Ševçović do të vizitojnë..