Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 21 qershorin

Ditë me diell dhe përsëri e nxehtë me një paralajmërim për temperaturë të lartë

Foto: BTA

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët, në shumicën e zonave - pothuajse i qetë. Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Në gjysmën lindore të vendit do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi lindor-verilindor, në pjesën perëndimore do të jetë pothuajse e qetë. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 33° dhe 38°, në Bullgarinë Lindore pak më të ulëta, në Sofje rreth 33°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të jenë 24°-26°. Temperatura e ujit të detit është 24°-25°, në veri të Shabllës - 21°. Eksitimi i detit do të shtohet dhe pas drekës do të jetë 3 ballë.

Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 28°, në 2000 metra - rreth 20°. 


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

2/3 e bullgarëve mbështesin demokracinë dhe anëtarësimin në BE

20.8% e bullgarëve duan të jetojnë gjatë udhëheqjes së një qeverie autoritare, 10% të tjerë janë përkrahës të komunizmit, sipas studimit të fundit të agjencisë "Alpha Research" të porositur nga Fondacioni për Kërkime Humanitare dhe Sociale - Sofje...

botuar më 24-08-24 11.35.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite do të ketë vranësira mbi zonat malore por pa reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore deri në mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin..

botuar më 24-08-23 7.40.MD

Bullgaria është lider në Evropën Qendrore dhe Lindore përsa u përket eksporteve të produkteve bujqësore në Kinë

Në vitin 2023, 47% e totalit të eksporteve të Bullgarisë drejt Kinës është përbërë nga produkte bujqësore dhe ushqimore. Për sa i përket këtij eksporti në vitet 2022 dhe 2023, Bullgaria zë vendin e parë ndër vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore...

botuar më 24-08-23 4.55.MD