Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditët e jogës mbledhin adhurues të praktikave shpirtërore në Bullgari

Foto: FB / idayofyogabulgaria

Për të dhjetën vit radhazi në ditët rreth 21 qershorit, shumë vende të botës festojnë festivalin e jogës. Në Bullgari, nga 15 deri më 23 qershor, 44 vendbanime, duke përfshirë qytetet më të mëdha - Sofje, Plovdiv, Stara Zagora, Burgas, Varna, Ruse, Veliko Tërnovo, Pleven, etj., do të marrin pjesë në festë me programe të ndryshme. Në Sofje, aktiviteti tradicionalisht bashkon leksione dhe praktika të ndryshme me mësuesit më të mirë të certifikuar dhe përfaqësues të shkollave të famshme të jogës, ku kulminacioni do të jetë më 23 qershor nga ora 10:00 deri në orën 18:30 në Pallatin Kombëtar të Kulturës.

Festimi i Ditës Ndërkombëtare të Jogës në Bullgari zhvillohet nën patronazhin e Ambasadorit të Republikës së Indisë Shkëlqesia e tij z. Sanjay Rana dhe organizohet nga Federata Bullgare e Jogës, Fondacioni Ideologjik "Lindje-Perëndim" dhe Shoqata "India".

Interesi për jogën si në nivel institucional ashtu edhe si zhvillim personal në Bullgari daton që nga vitet 1920. Në ditët e sotme, praktikat e jogës në vendin tonë janë lehtësisht të aksesueshme përmes një rrjeti të gjerë studiosh jogash në të gjitha qytetet kryesore, në shumicën e qyteteve më të vogla, si dhe në disa fshatra. Trajnimi bëhet gjithashtu edhe në disa kopshte, shkolla dhe universitete, ku joga në mënyrë më të detajuar dhe më të kualifikuar mësohet në Akademinë Kombëtare të Sporteve "Vasill Levski" dhe në kurset sistematike indiane në vendin tonë. Nuk është rastësi që gjatë festimit të parë të Ditës Ndërkombëtare të Jogës në vitin 2015, Bullgaria u rendit në vendet kryesore për sa i përket njohurive dhe arritjeve në fushën e jogës.

Përpiloi: Darina Grigorova
Foto: Facebook / idayofyogabulgaria
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i tretë i festivalit "48 orë Varusha-jug" në Veliko Tërnovo

“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e..

botuar më 24-08-17 7.35.PD

Nxënësit e shkollave të së dielës në Itali botuan një atlas për Shënjtorët Kirill dhe Metodij

Nxënësit e tri shkollave bullgare në Itali krijuan atlasin e parë të këtij lloji për vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij . Projekti realizohet në kuadër të Programit Kombëtar "Histori të patreguara të bullgarëve" të Ministrisë së Arsimit,..

botuar më 24-08-16 1.57.MD

Rikrijimi i një kampi ushtarak romak pranë Aprillci

Një rindërtim i një kampi luftarak romak po organizohet në komunën Aprillci nga 16 deri më 18 gusht. Veprimtaria në parkun e lagjes "Novo Sello" iu drejtohet kryesisht fëmijëve dhe audiencës familjare.Në majën Ostrec të malit Stara Pllanina, që..

botuar më 24-08-16 6.30.PD