Kryeministri në detyrë dhe ministri i punëve të brendshme duhet të dëgjohen në Kuvendin Popullor për arsyet e rritjes së shkallës së mbrojtjes së kryetarit të GERB-it, Bojko Borisov. Për këtë do të insistojë grupi parlamentar i "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), u bë e qartë pas konsultimeve me forcat politike tek presidenti Rumen Radev.
“Për momentin është në proces fillimi i procedurës për formimin e qeverisë, mandatari është GERB dhe në të njëjtën kohë në hapësirën publike po shfaqen foto të snajperëve që kanë zbritur në gardhin e zotit Borisov në Bankja. Këtë ua tha gazetarëve bashkëkryetari i "Bullgarisë Demokratike" dhe ish-drejtori i Shërbimit të Sigurisë Kombëtare Atanas Atanasov. Ai pyeti nëse dikush dëshiron të ndërhyjë në këtë proces, duke cenuar sigurinë e kryetarit të partisë mandatare.
Atanas Atanasov gjithashtu tha se fotografitë janë autentike dhe janë bërë javën e kaluar. Nga ana e tij, kreu i shtetit ka deklaruar se për këtë temë do të diskutojë me shërbimet e sigurisë.Në prag të Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare më 6 maj, ju drejtohem me një ndjenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje. Ju e përmbushni detyrën tuaj ushtarake me vendosmëri dhe kontribuoni në forcimin e autoritetit të Ushtrisë Bullgare dhe të..
Rreth 700 ushtarakë do të marrin pjesë në paradën e Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare më 6 maj, por pa pajisje ushtarake. Gjenerali i brigadës Bozhidar Bojkov, komandant i paradës festive, njoftoi se njësitë përfaqësuese të Gardës..
Në Ditën e Trimërisë dhe festën e Ushtrisë Bullgare më 6 maj, Administrata Presidenciale hap dyert për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë rreth aktiviteteve të institucionit. Me rastin e festës, në orën 12:00, përpara ndërtesës së Presidencës, do..
Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova, Ministri i Kulturës Marian Baçev dhe kryetari i bashkisë së kryeqytetit historik të Malit të Zi, Cetina, Nikolla..
Me përpjekje të koordinuara, ne vazhdojmë të punojmë për unitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian, thuhet në mesazhin e urimit të..
Bashkëpunimi energjetik midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara kontribuon në rritjen e sigurisë dhe diversifikimit energjetik jo vetëm në vendin..