Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për jetën e mundshme në një botë pa monopole

Zinozin Stanev dhe "ishulli i tij i pavarësisë" në rajonin e Vidinit

Foto: BNR-Vidin

Ndryshimet në Ligjin për Energjinë, të miratuara nga Kuvendi, shtynë fillimin e periudhës së tranzicionit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike për një vit tjetër – deri në 1 korrik 2025. Ndryshimet duhet të ofrojnë një mundësi graduale për liberalizimin e plotë të tregut me pakicë. Nëse dhe si do të ndikojë kjo tek konsumatorët e energjisë shtëpiake dhe industriale, nëse energjia elektrike do të jetë më e shtrenjtë apo më e lirë, mbetet për t'u parë. 

Ndërkohë, një histori nga Bullgaria Veriperëndimore na tregon se sa e mundur është jeta nëse zgjedh të jesh i pavarur nga disa prej ofruesve të shërbimeve publike, si kompanitë e ujit dhe energjisë. Personazhi kryesor i tij është Zinozin Stanev, i cili për 15 vjet jeton pikërisht kështu në fushë midis fshatrave Vidin, Inovo dhe Major Uzunovo. Fillimisht kishte një shtëpi njëkatëshe dhe 4 hektarë tokë, që sot janë 9. 
Zinozin Stanev
"Më pëlqen, unë jam "edhe mbret edhe zot". Nuk dua të përdor energji elektrike këtu dhe do të bëj gjithçka për ta bërë të gjithën timen. Do të jenë ose panele diellore ose me erë, por nuk dua të jem i lidhur me askënd, por të jem pak autonom. Kam mbjellë një hektar me pemë frutore, bajame, lajthi dhe pak arra” – tha Zinozin 15 vjet më parë, kur dha intervistën e tij të parë për BNR Vidin. 

Sot njeriu vazhdon të jetojë në të njëjtën mënyrë si atëherë. Ai ka një gjenerator, një gjenerator me erë, panele diellore dhe një pus nga i cili nxjerr ujin e nevojshëm, por ai pranon se ndonjëherë do të donte të kishte energji elektrike në fermën e tij, megjithëse e di se monopolistët "vetëm po luajnë me durimin e njerëzve dhe rritin çmimet" . 

"Nuk jam i varur prej tyre, por po të kisha rrymë do të ishte punë tjetër, sepse më duhet për veglat. Deri tani po ia dalim, më ndihmojnë dy panele diellore për ndriçimin, radion dhe televizorin. Për ujin kam një pus, por kemi gërmuar dhe një gropë 12 metra me pompë elektrike, të cilën e përdor kryesisht për ujitje". 

Si frigorifer, bashkatdhetari ynë përdor gropën e ujit, ndërsa për në dimër thotë se nuk i duhet. Megjithatë, ai është gati të përshtatë një ftohës për të punuar me gaz. Një nga godinat do të shërbejë si punishte e tij, e cila tashmë ka një torno. Ai ka një traktor të bërë në shtëpi, ka përshtatur edhe një pjesë të një motoçiklete të cilës i ka bashkangjitur një rimorkio dhe lëviz me të. Për vetminë ai pranon:

"Jam mësuar dhe nuk më bën përshtypje. Gjithmonë kam diçka për të bërë, qoftë errësirë apo dritë. Kam kontakte dhe shkoj patjetër në qytet për 2-3 kafe ne jave". 

Zinozin ka reduktuar shpenzimet e tij në ato për blerjen e ndonjë pajisjeje ose preparate për mbrojtjen e bimëve. Ai thotë se nuk ka pension dhe të ardhura të sigurta, por ia del sepse gruaja e tij është në Itali. Ai nuk ankohet dhe është i kënaqur me atë që ka arritur në 15 vitet e fundit. 

"Për 15 vjet. Që gjithçka të jetë mirë, duhen shumë para, të cilat jo të gjithë i kanë, por njeriu duhet të jetë i kënaqur edhe me atë pak që ka dhe të mund ta bëjë vetë" - është i bindur njeriu që krijoi një "ishull" të tij autonom të pavarur nga monopolet. 

Përpiluar nga: Joan Kolev / bazuar në materialin e Jordanka Gerasimova, BNR-Vidin
Foto: BNR - Vidin
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sindi Nikollofski – një shqiptare me rrënjë bullgare e cila jeton në Sofje

Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..

botuar më 24-04-16 7.35.PD

Udhëtarja Izabella Shopova bëri kos në kushte të përafërta me ato të Hapësirës

Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..

botuar më 24-04-11 7.30.PD

Krasimir Karailiev nga Bratislava: Duhet ta mbrojmë Bullgarinë dhe t'ia tregojmë botës

Krasimir Karailiev ka lindur në Sllovaki, por prejardhja e tij është nga Bullgaria. Ai është pasardhës i kopshtarëve bullgarë, fama e të cilëve u përhap në një sërë vendesh evropiane në fund të shekullit të ХІХ-të dhe në gjysmën e parë të shekullit të..

botuar më 24-04-06 11.00.PD