Pronarët e centraleve fotovoltaike mbyllën rrugën kryesore Ruse - Sofje pranë tërfilit në fshatin Jasen në shenjë proteste kundër "çmimeve të larta balancuese".“Çmimet e bilancit dhe të disbalancës janë pothuajse të barabarta. Ato janë më të larta se të ardhurat nga termocentralet – një metodologji e re e Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit e prezantuar më 1 maj”, sqaroi Velin Bogdanov nga Shoqata Kombëtare e Pronarëve të Termocentraleve Fotovoltaike, e cila është organizatore e protestës kombëtare. Sipas tij, më të rrezikuarit janë pronarët e impianteve të vogla dhe pothuajse të gjithë janë përballë falimentimit.
Protestuesit kërcënuan se do të çojnë protestën e tyre para godinës së Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit, nëse nuk ka zgjidhje për problemin. “Nëse kjo nuk përfundon, të gjithë do të falimentojnë për tre muaj”, shtoi Velin Bogdanov.
Tubat e parë për zbatimin e projektit për korridorin vertikal të gazit për transportimin e gazit nga jugu në veri tashmë janë dorëzuar në Burgas, njoftoi Ministria e Energjisë. Projekti është një iniciativë e operatorëve të transportimit të gazit..
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin e qeverisë, janë edhe njerëzit që vendosin në cilin drejtim duhet të shkojë.” Këtë koment për..
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva në kuadër të një hetimi në vazhdim nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian. Për vendimin u..
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin..
Të premten në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Pasdite do të zhvillohen vranësira dhe reshje, që do të shoqërohen me bubullima. Reshjet më..
Bullgaria propozon që të krijohet një qendër shumëkombëshe e koordinimit detar për të garantuar sigurinë e transportit detar në pjesën perëndimore..