Kampioni evropian i notimit, Ljubomir Epitropov, zëvendëson shokun e tij të skuadrës Petër Micin si flamurtar i delegacionit bullgar gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris më 26 korrik, njoftoi Komiteti Olimpik Bullgar. Asambleja e Përgjithshme e Komitetit kishte miratuar Micin dhe boksieren Stanimira Petrova për të mbajtur flamurin kombëtar, por për shkak të paradës së kombeve, e cila vazhdon për shumë orë, u mor vendimi që notari të mos marrë pjesë që të mos lodhet një ditë para startit të garës së notimit në 400 m stil i lirë nga programi i Lojërave në kryeqytetin francez dhe të zëvendësohet nga Epitporov.
Bullgaria do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike nga 45 sportistë në 16 sporte.Piloti bullgar Nikolla Collov fitoi “pole position”-in e tij të dytë radhazi dhe në total të tretin për këtë sezon në Formula 3, pasi triumfoi në kualifikimet në pistën britanike “Silverstone”. Piloti ynë 18-vjeçar, i njohur për talentin e tij, siguroi..
Grigor Dimitrov u kualifikua për raundin e dytë të Kampionatit të Hapur të Britanisë së Madhe në tenis. Tenisti bullgar mposhti japonezin Yoshihito Nishioka në tri sete – 6-2, 6-3, 6-4 – për rreth një orë e 40 minuta lojë. Kjo ishte paraqitja e parë e..
Nikolla Collov humbi fitoren e tij në Formula 3 në pistën Red Bull Ring në Austri. Kujdestarët teknikë zbuluan të dielën se pllaka e dyshemesë së makinës së tij ishte konsumuar 0.2 milimetra më shumë se sa lejohet dhe fituesi bullgar u skualifikua...