DPS do të kthejë menjëherë mandatin e dytë për formimin e qeverisë. Këtë e deklaroi para gazetarëve bashkëkryetari i DPS-së Deljan Peevski. Ai shtoi se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja. “Mandati i dytë nuk do të ndodhë, e shihni që nuk ka mbështetje. E thanë qartë – PP-DB, GERB, kjo i bën gjërat të pakuptimta, prandaj i bëj thirrje presidentit të shpejtojë procedurën, jo ta vonojë. Do ta kthejmë mandatin sapo ta marrim - menjëherë. Edhe mandati i tretë duket se nuk do të ketë sukses”, tha Peevski para gazetarëve. Sipas tij, partia nuk do të përçahet. “DPS do të jetë një parti monolite, do të ecë përpara dhe do të ketë rezultate gjithnjë e më të mira”, tha kryetari i forcës së dytë parlamentare – DPS, Deljan Peevski.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..