Të enjten do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende do të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 25°, në Sofje 18°. Maksimumi do të jetë nga 34 në 39°, në kryeqytet 34°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot me diell me erë verilindore, në mëngjes vende-vende do të ketë vranësira. Temperaturat e ajrit do të lëvizin deri në 30-34°. Uji i detit është 26°. Eksitimi i detit do të jetë 2 ballë.
Mbi malet do të mbajë mot me diell, pas drekës në disa masive do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje të dobëta shiu. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 30°, në 2000 m deri në 22°.
Të premten moti do të mbetet i nxehtë. Pas mesditës në juglindje janë të mundshme reshje të shkurtra. Temperaturat maksimale të shtunën do të lëvizin ndërmjet 36 dhe 41°.
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..