Nga 11 deri më 14 korrik edicioni i dytë i Jazz and Art Festival në Oreshak, mbledh së bashku interpretues nga Kuba, Argjentina, Kina, Brazili, Serbia, Franca dhe Bullgaria, njoftoi Ivanka Xhabraillova, menaxhere e Ekspozitës Kombëtare të Artizanatit dhe Arteve në fshatin Oreshak të Bullgarisë Veriore. Festivali i xhazit mbahet në hapësirat e ekspozitës në fjalë. Organizatori kryesor i tij është Kamen Hasëmski - një artist, zanatçi dhe biznesmen që zgjodhi të jetojë në fshatin e afërt Çerni Osëm.
Hasëmski tha për BTA se “ideja e festivalit është që muzika të jetë lidhur drejtpërdrejt me artin”. Kështu, zanatçinj të ndryshëm dhe piktorë do t'i bashkohen programit të koncertit në vend. Për vizitorët më të rinj organizohen punëtori kreative, do të ketë edhe prezantime librash.
Në ditën e parë, vizitorët do të dëgjojnë performanca nga Jazz Tet - Troyan, Hot Club de Plovdiv, YIK - CNN (Kinë). Vetëm një ditë pas koncertit të tij në Sofje, i riu brazilian Will Sant do të jetë i ftuar në Oreshak dhe kështu turneu i tij veror në Evropë nis nga Bullgaria. Koncerti i tij në Oreshak i kushtohet veprës së muzikantit legjendarit Joao Gilberto.Kristian Kostov, edhe pse i ri, tashmë është një interpretues dhe autor i njohur. Ai la një përshtypje të fortë gjatë sezonit të katërt të X Factor në vendin tonë, duke arritur në finalen e madhe dhe duke fituar një audiencë të madhe. Më pas ai u shfaq..
Danny Levan është një interpretues i ri me origjinë bullgaro-greke. Pas suksesit të këngës së tij në duetin me Hristiana Loizu, të quajtur në bullgarisht " Më fsheh sytë" vitin e kaluar, Danny është gati me një këngë të re të titulluar "Më e..
Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare feston 65 vjetorin e tij me një koncert në ditën e themelimit të tij - 21 mars. Që atëherë, këngëtarët e rinj kanë përhapur lavdinë e mjeshtërisë korale bullgare në mbarë botën dhe jo rastësisht quhen..
Kristian Kostov, edhe pse i ri, tashmë është një interpretues dhe autor i njohur. Ai la një përshtypje të fortë gjatë sezonit të katërt të X Factor në..