Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Kodi i portokallit për një mot shumë të nxehtë mbetet në fuqi për të gjithë vendin

Foto: BTA

Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°. Temperatura maksimale do të jetë nga 35 deri në 40°, në kryeqytet 35°.

Do të jetë me diell përgjatë Detit të Zi. Mund të bjerë shi në vende të izoluara pas drekës. Temperaturat e ajrit do të lëvizin deri në 30-35°. Uji i detit është 26-27°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Në zonat malore do të mbajë mot me diell, pas mesditës vende-vende do të ketë vranësira dhe në lindje mund të ketë reshje shiu. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 29°, në 2000 m deri në 22°.

Të dielën moti do të mbetet i nxehtë. Temperaturat vende-vende do të kalojnë 40 gradë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 7 gushtin

Ditën e mërkurë do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 20°, në Sofje 13°. Maksimumi do të jetë nga 29 në 34°, në kryeqytet 30°. Do të jetë me diell përgjatë..

botuar më 24-08-06 7.25.MD

Komisioni i Mbrojtjes dha dritën jeshile për sistemin gjerman të mbrojtjes ajrore IRIS-T SLM

Komisioni Parlamentar i Mbrojtjes ka dhënë dritën jeshile për blerjen e sistemit gjerman të mbrojtjes ajrore IRIS-T SLM. Vendimi u mbështet në lexim të parë me 10 vota "pro" dhe tre "abstenime". Bullgaria synon të blejë një IRIS-T SLM për një vlerë..

botuar më 24-08-06 4.32.MD
Dimitër Gllavçev

Gllavçev është gati të jetë sërish kryeministër në detyrë, por jo ministër i jashtëm

Kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, tha se do të pranonte të bëhet sërish ushtrues detyre i kryeministrit nëse këtë post do t'ia caktonte presidenti Rumen Radev. “Do të pranoja të bëhesha ushtrues detyre i kryeministrit, por personi i parë që..

botuar më 24-08-06 11.12.PD