Presidenti Rumen Radev do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e grupit parlamentar "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit. Biseda do të zhvillohet në “Dondukov” 2 në orën 16:00, më 15 korrik me iniciativë të PP-DB. Koalicioni do të përpiqet ta bindë Radevin që të shtyjë dorëzimin e mandatit të dytë për t'i dhënë kohë Kuvendit të zbatojë disa nga reformat që janë vonuar ndjeshëm, shkruajnë faqet "24 çasa" dhe "Dnevnik".
Kushtetuta nuk parashikon një afat të saktë në të cilin presidenti duhet të japë mandatin e dytë për të formuar një qeveri. Por konstitucionalistët kanë theksuar gjithmonë se vonesa duhet të jetë brenda një kohe të arsyeshme.
Kreu i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov i bëri thirrje PP-DB-së që ta kthejnë mandatin për formimin e qeverisë, menjëherë pasi e marrin. Sipas tij, një kërkesë e mundshme për shtyrjen e dorëzimit për dy muaj është një pranim publik i pafuqisë.Një protestë me kërkesë për dorëheqjen e ministrit të arsimit Krasimir Vëllçev dhe anulimin e idesë së Ministrisë së Arsimit për mësim të detyrueshëm të lëndës "Feja dhe Virtytet" po organizohet në rrjetet sociale, njoftoi gazetari i Radios Kombëtare..
Prokuroria e Qytetit të Sofjes ka ngritur akuzë ndaj ish-ministrit të brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev për keqmenaxhim. Ky është një aneks i kontratës për ndërtimin e sistemit për dokumente të reja personale, të nënshkruar nga Demerxhiev në verën e..
Nëse ngadalësojmë dhe nuk e modernizojmë industrinë tonë, brenda 5-6 vitesh ajo do të jetë ekzotike për tregun evropian të armëve. Kjo është një sfidë e madhe, tha ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në diskutimin "Haga 2025: horizonti para NATO-së..
Djali i presidentit amerikan - Donald Trump Jr. dhe Gila Gamliel, Ministre e Shkencës dhe Teknologjisë e Izraelit, do të marrin pjesë në një forum..
Partia DSB, një nga formacionet në koalicionin PP-DB, i bëri thirrje Kryetares së Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, të japë dorëheqjen. Arsyeja..
Hyrja e plotë e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen forcon ndjeshëm ekonominë e BE-së. Kjo theksohet në një raport të Komisionit Evropian mbi..