Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Duke ecur përpara brezit tënd me mendje dhe kuriozitet për shkencën

Si Tervell-Ljubomir ndjek ëndrrat e tij më të guximshme si zbulues në Bullgari

Tervell-Ljubomir Bojanov
Foto: Facebook / tervel.nakamoto

Kurioziteti për botën përreth nesh dhe një dëshirë e pandërprerë për të ecur përpara dhe për të kuptuar se çfarë fshihet pas çdo hapi të ri dhe përparimi në shkencë - ky është filli kryesor i përparimit për një shkencëtar shumë të ri në Bullgari. 
Terevell-Ljubomir Bojanov është vetëm 22 vjeç, por ai tashmë njihet si një nga shpresat e reja të shkencës bullgare. Ai është nominuar vazhdimisht për çmimin prestigjioz TOYP (The Outstanding Young Persons), për të rinjtë më të shquar të Bullgarisë. Ai mbaroi shkollën shumë më parë se moshatarët e tij dhe u bë studenti më i ri në historinë e Universitetit të Minierave dhe Gjeologjisë në Sofje, ku zgjodhi të studionte bioteknologji.

Tervell është një shembull i një personi që jo vetëm ndjek ëndrrat e tij, por edhe punon në mënyrë aktive për realizimin e tyre. Edhe përpara se bioteknologjitë të hynin thellë në mendjen e të riut, ai zbuloi botën e gjerë të fizikës kuantike dhe mundësitë që njerëzimi të fitonte një kompjuter kuantik super të fuqishëm. Në vitin 2017 relativisht pak njerëz në Bullgari kishin dëgjuar edhe për informatikë kuantike, e lëre më të përfshiheshin në këtë fushë.

Në atë kohë, sapo mbushur 18 vjeç, Tervell-Ljubomir krijoi kompaninë e tij fillestare. “Terrvel Technologies” është startup-i i parë në Bullgari që merret me informatikë kuantike” – tha vizionar i ri në një intervistë për programin “Hristo Botev” të BNR-së dhe vazhdoi:

“Nuk ka ende një kompjuter kuantik që të bëjë ndonjë gjë të dobishme, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të punojmë në këtë drejtim për zhvillimin e teknologjive të reja. Startup-I im merret ekskluzivisht me bioteknologjitë, të cilat tashmë janë një proces i zhvilluar dhe produkte të ndryshme mund të krijohet mbi këtë bazë. Ëndrra ime është të kontribuoj në zhvillimin e tyre në shkallë globale dhe në Bullgari. Dua të ketë më shumë se një kompjuter kuantik në vitet e ardhshme në vendin tonë. Unë zgjedh që të qëndroj në Bullgari, sepse ky është atdheu ynë dhe është mirë të zhvillohemi këtu”.

Për të ecur përpara dhe për të zhvilluar shkencën në Bullgari, Tervell-Ljubomir gjithmonë përpiqet të bëjë diçka novatore, të cilën nuk e kanë bërë as shkencëtarët në mbarë botën.

Shembulli i Tervell-Ljubomir është gjithashtu i jashtëzakonshëm për faktin që ai, ndryshe nga nxënësit e tjerë, u diplomua nga shkolla e mesme si nxënës në privat. Çdo vit i jep të gjitha provimet e detyrueshme, kurse për dy vitet e fundit shkollore arrin të studiojë materialin dhe të mbrojë njohuritë e tij brenda një viti. Shkollën e mesme e ka mbaruar një vit më herët se të tjerët në moshën e tij, por nuk mendon se ka arritur diçka unike dhe të paarritshme. Megjithatë, ai pranon se fëmijët që studiojnë kështu janë të rrallë në Bullgari:

“Gjithmonë kam pasur shumë mësues në jetën time, kam takuar gjithmonë shumë profesorë universiteti, jam përpjekur të marr pjesë në iniciativa, leksione dhe projekte universitare. Në fakt jam rritur në universitet, jo në shkollë. Takimi bëhej përmes nënës sime, e cila është pedagoge në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski" dhe kështu arrita të njihem me të gjithë profesorët nga të gjitha fushat në Universitetin e Sofjes. Ata janë mësimdhënës të fizikës, matematikës, kimisë, por edhe nga Akademia Bullgare e Shkencave - me shumë shkencëtarë jam njohur ndër vite. Gjithmonë kam pëlqyer shumë mineralet dhe më kanë interesuar lëndët në Universitetin e Minierave dhe Gjeologjisë, ndaj zgjodha të studioja atje dhe ky universitet nuk të kufizon, por të jep një gamë të gjerë njohurish, përfshirë këtu në fushën e gjeologjisë”.


Përveç edukimit dhe aktiviteteve të tij me bioteknologji, Tervell-Ljubomir gjithashtu admiron natyrën e gjallë, mbledh insekte. Ai ia dha ekzemplarin e tij më të çmuar Muzeut Kombëtar të Shkencës së Natyrës me idenë se duke u treguar shumë të rinjve për të, ata do të ishin të interesuar të vizitonin muzeun:

"Të rinjtë kopjojnë njëri-tjetrin dhe kur shohin dikë tjetër të ri si ata duke bërë këtë, ata gjithashtu do të duan ta shohin atë ose të bëjnë diçka të ngjashme. Ata shkojnë në një muze vetëm sepse kam postuar një foto, se kam qenë atje, se unë kam bërë një donacion, ose kam marrë pjesë në një nga nismat e tyre”.

Përpiloi: Gergana Mançeva (bazuar në intervistën e Svetllana Todorovës nag BNR Hristo Botev)
Foto: Facebook / tervel.nakamoto, Facebook / TervelTech
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shoshana Baruh

Byrek me djathë, dhallë dhe tarator - Shoshana dhe mëngjesorja e saj bullgare në Brazil

Casa Bulgara ose Shtëpia Bullgare zë një vend kryesor në guidat e kuzhinës në São Paulo - qyteti më i madh në Brazil me mbi 12 milionë banorë. Mëngjesorja ka gati gjysmë shekulli që ndodhet në të njëjtën adresë dhe është në pronësi të 75-vjeçares..

botuar më 24-04-30 7.20.PD

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD

Nuçi Grozdani–mësuesi nga Pogradeci

Qyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..

botuar më 24-04-21 11.00.PD