Zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov tha se Rusia është e gatshme të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e saj."Sigurisht, prania e përqendruar e luftanijeve të NATO-së - ne marrim parasysh Bullgarinë dhe Rumaninë, vendet bregdetare që janë anëtare të aleancës - përfaqëson, veçanërisht në situatën aktuale, një kërcënim shtesë për Rusinë", tha Peskov para gazetarëve.Komenti i Peskov ishte në lidhje me strategjinë e sigurisë detare të Ukrainës të prezantuar nga Kievi. Peskov shtoi se premtimi i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të krijuar një "bashkim të vërtetë evropian të mbrojtjes", mbrojtje të përbashkët kundërajrore dhe kibernetike, demonstron synimet në Evropë për militarizim dhe konfrontim, transmeton BTA.
Dhjetë lokomotivat e reja elektrike "Smartron", të cilat Hekurudhat Shtetërore Bullgare "BDZ - Transport pasagjerësh" duhet të marrin në bazë të kontratës me kompaninë "Siemens Tron", do të marrin emrat e figurave të shquara bullgare nga epoka e..
Të premten në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Pasdite do të zhvillohen vranësira dhe reshje, që do të shoqërohen me bubullima. Reshjet më të dendura do të jenë në rajonet qendrore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në..
Bullgaria propozon që të krijohet një qendër shumëkombëshe e koordinimit detar për të garantuar sigurinë e transportit detar në pjesën perëndimore të Detit të Zi dhe që vendi ynë të presë këtë qendër. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov..
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora..
Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”...
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin..