Gjykata Kushtetuese shpalli jokushtetuese dhe të pavlefshme shumicën e ndryshimeve në Kushtetutë të votuara nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor në fund të vitit 2023. Rasti u inicua me kërkesë të presidentit Rumen Radev dhe 48 deputetëve. Magjistratët anulojnë të gjitha dispozitat që kanë të bëjnë me gjyqësorin. Por me 6 me 6 vota ata ruajnë urdhrin e sapo miratuar të emërimit të një kryeministri në detyrë dhe një qeverie përgjegjëse para parlamentit. Mandati i parlamentit të vjetër do të vazhdojë deri në zgjedhjen dhe e Kuvendit të ri Popullor. Nuk anulohen as normat e reja në ligjin bazë, që lejonin personat me shtetësi të dyfishtë të bëhen deputetë dhe ministra. Vendimi është marrë nga të 12 gjyqtarët kushtetues.
Formimi i paketës së radhës të ndihmës për Ukrainën është në fazën përfundimtare dhe ajo mund t'i paraqitet Këshillit të Ministrave sot. Këtë e bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, i cili mori pjesë në konferencën me rastin e..
Rikthimi i mandatit të dytë nuk ishte i papritur, komentoi nënkryetari i BSP-së Kristian Vigenin. Sipas tij, formimi i një qeverie në kuadër të Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor është gjithnjë e më i vështirë për t'u arritur. Gjithsesi,..
Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e dytë eksplorues për formimin e qeverisë grupit të dytë më të madh parlamentar në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor - "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike". Në dorëzimin e mandatit..
Mes qytetit Elin Pelin dhe fshatit Elin Pelin, një zjarr shpërtheu në një depo për fishekzjarrë, njofton BTA. Si pasojë e shpërthimit dy persona burrë e..
Mbi 500 delegatë nga 150 vende po mbërrijnë në Bullgari për sesionin e 61-të të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC). Nga data 26..
Shteti bullgar planifikon të ndajë fonde serioze për laboratorin e ri në bazën tonë në Antarktidë, njoftoi BNT, duke cituar ministrin në detyrë të..