"Mbi 60 për qind prej shoqërisë bullgare ka probleme me peshën. Obeziteti është si një ortek. Të jesh i shëndoshë është një stigmë. Shoqëria thotë se i pranon këta njerëz, por a është e vërtetë" - thotë Desisllava Hristozova, e cila është autore e një libri për problemet e njerëzve mbipeshë. Së fundmi ajo ishte mysafire në studion e programit “Horizont” të BNR, ku tha se ka bërë si mision të saj të tregojë për personat me peshë problematike – si jetojnë dhe si luftojnë me kilogramët e tepërt.
"Njeriu duhet të mësohet në familjen e tij se si të hajë, si të lëvizë dhe të jetë aktiv, të rregullojë jetën e tij në mënyrë që të jetë i shëndetshëm dhe të shmangë obezitetin. Duhet edukim shëndetësor për këtë temë" - thotë ajo.
Vite më parë, Desisllava Hristozova ka provuar të gjitha llojet e dietave derisa ka arritur peshën kufi dhe është bërë e varur nga ushqimi. Ajo gjithashtu është themeluese e fondacionit të saj për parandalimin e obezitetit te bullgarët.
Desisllava Hristozova e quajti atë "Desi, ku je?", pasi dëshiron të gjejë më shumë njerëz me problemin e saj, me të cilët mund të shëtitin në shtigjet malore të malit Vitosha afër Sofjes. Desisllava Hristozova ka qenë 151 kg, por me më shumë aktivitet fizik ka arritur të humbasë mbi 20 kg. Tani ajo dëshiron t'ua përcjellë të tjerëve përvojën e saj, por edhe t'u tregojë të gjithëve se për problemet e të rinjve dhe të rriturve me mbipeshë duhet folur shumë më tepër, sepse prek një pjesë shumë të madhe të shoqërisë sonë.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaNë epokën e rritjes së dixhitalizimit dhe depërtimit të inteligjencës artificiale në të gjitha sferat e jetës sonë, profesionet e njerëzve shumë të kualifikuar dhe më të paguar janë më të rrezikuar nga zhdukja. Më pak të prekura janë punët që kërkojnë..
Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit janë ndër prioritetet e përcaktuara në Programin e Qeverisë për Qeverisjen e Bullgarisë për..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një kontratë të përhershme me institucionet evropiane dhe kjo ndryshoi jetën e gjithë familjes. "Në..
Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç. Falë përpjekjeve të vazhdueshme..
Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti..