Në javët e fundit, qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, çuditërisht kërkoi që të ndërpritet ndërtimi i linjës hekurudhore drejt Bullgarisë. Argumentet e palës maqedonase janë se projekti për ndërtimin e hekurudhës përgjatë Korridorit Evropian të Transportit nr.8 është shumë i kushtueshëm për shkak të terrenit kompleks malor dhe nuk dihet se ku do të lidhet me Bullgarinë.
Përpjekjet për të ndërtuar një lidhje hekurudhore midis Sofjes dhe Shkupit vazhdojnë për më shumë se një shekull e gjysmë. Luftërat ballkanike dhe botërore të shekullit të 20-të dhe konfrontimet gjeopolitike e penguan këtë përpjekje. Që nga shpërbërja e Jugosllavisë, flitet më shumë se sa veprohet për përfundimin e hekurudhës. Ajo duhet të jetë pjesë e Korridorit të madh të Transportit Nr.8, i cili do të lidhë portin italian të Barit me Durrësin në Shqipëri në bregdetin e Adriatikut dhe portet bullgare të Detit të Zi, Varna dhe Burgas. Për një koment për qëndrimin e Maqedonisë së Veriut, kërkuam profesorin e asociuar Angell Xhonev nga Instituti i Historisë në Akademinë Bullgare të Shkencave. Disertacioni i tij i doktoraturës “Maqedonia në politikën hekurudhore të Bullgarisë” është shqyrtimi më i detajuar i së shkuarës dhe së tashmes së hekurudhave jo vetëm ndërmjet Bullgarisë dhe zonës gjeografike të Maqedonisë, por edhe në Ballkanin Perëndimor.
"Kjo është një njësi që mbeti e pandërtuar për më shumë se 150 vjet. Edhe pse periudha e parë e ndërtimit ishte akoma në Perandorinë Osmane - shpjegon studiuesi Angell Xhonev. - Momenti tjetër i rëndësishëm është se Bullgaria e perceptoi atë si një prioritet kryesor dhe në vitin 1910 treni bullgar arriti në kufirin në Gueshevo, por ka më shumë se 110 vjet që pret trenin e fqinjit. Luftërat janë faktori tjetër që katalizon në masë të madhe disa procese. Gjatë Luftës së Parë Botërore Bullgaria bëri disa përpjekje për lidhjen e Gueshevos me Kumanovën, hallka e munguar e infrastrukturës hekurudhore ndërmjet Sofjes dhe Shkupit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore u bë një përpjekje kolosale për të gërmuar rreth 30 tunele, përgatitjen e një pjese të konsiderueshme të rrugës Gueshevo – Kumanovë. Kjo është për afro 3.5 vjet, investimet llogariten në rreth 3.5 vjet, ndërsa investimet – gjysmë miliard leva. Në fund të fundit linja nuk u përfundua.”
Marrëveshja zyrtare për rifillimin e ndërtimit të hekurudhës Shkup-Sofje u nënshkrua në vitin 1994, por nuk është bërë ndonjë përparim i rëndësishëm, megjithëse vitet e fundit janë siguruar financime evropiane.
"Kjoishte një veprim politik - viti 1994 njihet për faktinse filloi ndërtimi i linjës nga Beljakovci deri në Gueshevo, ky seksion i munguar prej 56 km. Dmth në krye të valles janë politikanët dhe herë pas here rifillohet ndërtimi. Rifillimi i fundit i ndërtimit ishte në vitin 2022, kur në rajonin e Kumanovës kryeministri maqedonas Dimitër Kovaçevski dhe kryeministri bullgar Gëllëb Donev ia dhanë fillimin e radhës përfundimit të linjës” – na rikujtoi Profesori i Asociuar Xhonev.
E pyesim shkencëtarin se sa të vlefshme janë pretendimet e pushtetarëve të rinj maqedonas se nuk e dinë se ku do të lidhet hekurudha me Bullgarinë.
"Këta janë dy persona që kryesisht flasin - ministri i transportit dhe zëvendëskryeministri Aleksandër Nikolloski dhe kryeministri Hristijan Mickoski. Ata ndoshta nuk e dinë, ndoshta nuk kanë shkuar, por unë kam shkuar në portalet e tunelit. Tuneli është atje, është në fazën e ndërtimit. Ka marrëveshje të nënshkruara mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, që u ripohuan me Maqedoninë e Veriut, memorandume dhe kontrata. Atje është shënuar se lidhja do të jetë me Gueshevon.”
Lidhur me pohimet se linja hekurudhore nuk do të shpërblehet si investim, Angell Xhonev kujton se sipas analizave të shekullit të kaluar, mungesa e Korridorit Nr. 8 sjell 1 miliard dollarë humbje vjetore për Bullgarinë.
"Korridori duhet parë si një infrastrukturë midis Durrësit dhe Burgasit, Durrësit dhe Varnës. Nuk më befasojnë bisedat politike të njerëzve që kanë marrë angazhime të qarta politike për drejtimin tjetër të Korridorit Nr.10, i cili nis, siç dihet në Evropë, por kalon nëpër Nish, Shkup, Gjevgjeli, Selanik. Përpjekjet më të mëdha të Maqedonisë së Veriut janë përqendruar aktualisht atje” – thotë shkencëtari.
Në fund të bisedës, Angell Xhonev kujtoi se shpërbërja e nyjës së transportit bullgaro-maqedonas nuk është vetëm përgjatë vijave të korridorit nr. 8 si hekurudhë. Është i domosdoshëm ndërtimi i autostradës përgjatë korridorit nr.8, bëri thirrje eksperti, sipas të cilit interesat gjeopolitike janë pengesë, por edhe parakusht për “zhbllokimin” e punimeve në Korridorin Nr.8 dhe sinjalet e para për këtë kanë ardhur tashmë nga përtej oqeanit.
Foto: BTA, BGNES, Profesori i Asociuar Angell Xhonev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të pestë më të madh parlamentar - "BSP - E majta e bashkuar" Atanas Zafirov shprehu bindjen se duhet të..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë nacionaliste "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov tha se partia e tij është e gatshme të propozojë një..
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..
Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e..