Tregu i pasurive të paluajtshme rezidenciale në Sofje në tremujorin e dytë të 2024 mbetet i qëndrueshëm dhe aktiv. Pavarësisht parashikimeve për një qetësi të mundshme, tendencat tregojnë rritje të çmimeve dhe rritje të ndjeshme të kërkesës. Këtë e tregon një analizë e një prej agjencive më të mëdha të pasurve të patundshme në vendin tonë, cituar nga Bloomberg TV. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, në tremujorin e parë të 2024-ës, në vend u vu re një rritje rekord prej 16% të çmimeve të banesave. Krahasuar me tremujorin e katërt 2023, rritja është rreth 7%. Arsyet e rritjes së çmimit lidhen me rritjen e kërkesës. Pas një tërheqjeje të blerësve nga tregu në pritje të uljes së çmimeve, ata tani janë sërish në kërkim të pronave, të shqetësuar për rritjen e mundshme të çmimeve pas futjes së euros në Bullgari. Përveç kësaj, rritja e pagave dhe normat e ulëta të hipotekave po kontribuojnë gjithashtu në rritjen e kërkesës. Apartamentet me dy dhe tre dhoma janë më të kërkuarat. Çmimet mesatare lëvizin nga 1800 deri në 2000 euro për një metër katror, duke arritur deri në 3000 euro për një metër katror në qendrën ideale të kryeqytetit.
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..