Me katër kombinime të mrekullueshme me rreth, top, birila dhe fjongo, Borjana Kalejn fitoi një medalje argjendi në Lojërat Olimpike në Paris. Medalja e mëparshme për vendin tonë në gjimnastikë ritmike individuale daton në vitin 1988, kur Adriana Dunavska fitoi medaljen e argjendtë në Seul.
Gjimnastja e vetme më e mirë se Kalejn ishte kampionia aktuale e botës Darja Varfolomeev, e cila me gjithsej 142.850 pikë mundi bullgaren me 2.250 pikë.
Borjana u kualifikua në finale me rezultatin e tretë të kualifikimeve (136.450 pikë), me vetëm 2.650 pikë që e ndajnë nga pozita e lideres, e cila mbahej nga Sofia Raffaeli nga Italia.
Borjana Kalejn është kampionja absolute e Evropës nga Baku 2023 dhe më pas fitoi bindshëm nërenditjen prestigjioze “Gjimnastja e Vitit 2023” të Gjimnastikës Evropiane. Ky ishte çmimi i dytë i tillë për të, i pari ishte për vitin 2021.Karllos Nasar u bë kampioni i botës në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. në Kampionatin Botëror të Meshkujve në Manama me dy rekorde botërore - në hedhjen e 183 kg. dhe në dyluftim me 405 kg. Ai gjithashtu u përpoq të përmirësonte rekordin e..
Krenaria bullgare e boksit për peshat e rënda Kubrat Pulev fitoi titullin e rregullt të Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në ndeshjen me Mahmud Çar në "Arena Sofja" para një publiku prej mbi 12 mijë vetash. Pulev ia mori rripin e Çarit pas një beteje të..
Talenti sportiv bullgar, 20-vjeçar Karllos Nasar, i cili u bë kampion olimpik në peshëngritje, është fitues i çmimit “Ikari Sportiv” të Fondacionit “Sporti Bullgar” për vitin 2024. Nasar fitoi medaljen e artë në Lojërat e Parisit në kategorinë 89 kg,..
Karllos Nasar u bë kampioni i botës në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. në Kampionatin Botëror të Meshkujve në Manama me dy rekorde botërore -..