Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edicioni i tretë i festivalit "48 orë Varusha-jug" në Veliko Tërnovo

Foto: Facebook /Varusha Jug

“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e komunitetit, misioni i së cilës është të prezantojë shembujt e mirë të fqinjësisë së mirë dhe simbiozën mes të tashmes dhe historisë. Pas saj qëndron qendra kulturore "TaM" me themelues Galin Popov.

Galin Popov

Këtë vit programi i festivalit përfshin mbi 100 ngjarje - filma të shkurtër, koncerte dhe festa, leksione, turne, aktivitete për fëmijë. Gjatë ditëve të nxehta të gushtit, shumë veprimtari do të zhvillohen përgjatë lumit të freskët Jantra. Një nga aktivitetet atje është një procesion me drita, i cili kujton qëllimin e mëparshëm të lumit - për transport, rekreacion dhe kanotazh sportiv. Pjesëmarrësit kanë ndërmend të pastrojnë brigjet përreth urës Stambollov përpara se procesioni të kalojnë poshtë saj.

Një tjetër pikë kryesore e edicionit të tretë të festivalit është muzika. Në një pjesë të madhe të sondazheve të edicioneve të mëparshme, banorët e kryeqytetit të vjetër bullgar Veliko Tërnovo u shprehën se programi muzikor ishte diçka që i ndihmoi të njihnin krijues të rinj kureshtarë dhe muzikë me një tingull dhe frymë të ndryshëm.

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook / Varusha Jug, BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria po përgatit një prezantim të madh në panairin turistik në Londër

Ministria e Turizmit për vitin e radhës organizon prezantimin kombëtar në panairin ndërkombëtar të turizmit World Travel Market në Londër. Gjatë edicionit të 45-të të ngjarjes, nga 4 deri më 6 nëntor të këtij viti, Bullgaria do të paraqitet me një stendë..

botuar më 25-08-02 9.00.PD

Për herën e njëqindtë – ngjitje festive në majën më të lartë të Ballkanit

Këtë vit shënohet pikërisht një shekull nga kremtimi i parë i Festës së Malit Rilla. Prej saj burojnë disa nga lumenjtë më të gjatë dhe me më shumë ujë të Gadishullit Ballkanik – Marica, Iskër dhe Mesta. Në territorin e saj ndodhen mbi 120 liqene..

botuar më 25-08-02 8.00.PD

Nxënësit bullgarë arritën një nga paraqitjet më të mira të vendit në iGeo

Nxënësit më të mirë bullgarë të gjeografisë fituan 4 medalje në garën më prestigjioze botërore të gjeografisë. Në Olimpiadën e 21-të Ndërkombëtare të Gjeografisë iGeo, nxënësit e shkollave të mesme fituan 3 medalje argjendi dhe 1 bronzi, duke e bërë..

botuar më 25-08-01 1.18.MD