Bullgaria kërkon nga Komisioni Evropian aktivizimin e një mekanizmi mbrojtës për prodhuesit bullgarë të vezëve për shkak të importeve të tepërta nga Ukraina, njoftoi ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov.
Në një takim me përfaqësuesit e Shoqatës për Mbarështimin Industrial të Shpendëve, Tahov kujtoi se e ka ndërmarrë hapin e parë në mbrojtjen e prodhuesve, pasi të dhënat për situatën në këtë sektor u paraqitën prej tij në Këshillin e Ministrave në Bruksel.
Si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të disa shteteve anëtare, është futur një mekanizëm mbrojtës për të aktivizuar një kuotë tarifore, përtej së cilës zbatohet një detyrim për importin e vezëve nga Ukraina. Ai theksoi se për vendosjen e masave mbrojtëse është e nevojshme që Brukseli brenda 4 muajve t’i bëjë një vlerësim gjendjes së tregut të BE-së apo tregut të një ose më shumë vendeve anëtare për produktet përkatëse.Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..