Qyteti Burgas organizon një mbrëmje spektakolare gala, e cila mbledh dhjetëra kampionë të sporteve luftarake në një vend. Organizata prestigjioze botërore MMA po zhvillon të shtunën më 24 gusht garat nga zinxhiri BRAVE 86, për të cilat vijnë disa nga emrat më të mëdhenj të podiumeve botërore. Në sallën “Arena Burgas” ata do të përballen me top-luftëtarët bullgarë. Mes tyre janë kampioni olimpik në mundje klasike nga Parisi 2024 Semen Novikov, Bllagoj Ivanov-Bagata, Kubrat Pulev, kampionët e botës në sambo Rumen dhe Rosen Dimitrovi. Do të marrin pjesë edhe sambistë të gjeneratave të ndryshme, kampionë të botës dhe Europës në karate, kikboks, medalistë në jiu-jitsu braziliane etj. Për eventin spektakolar mbërrijnë edhe shumë të ftuar VIP nga e gjithë bota.
Në sallë do të jetë i pranishëm edhe Georgi Mërkov - kampioni ynë olimpik nga lojërat e verës në Munih 1972. Ai njihet edhe për faktin se gjatë Kampionatit Evropian në Suedi në vitin 1984 ka drejtuar ekipin kombëtar. Gjatë garës, një burrë del me një buqetë me lule në tapet duke fshehur një karabinë pas tyre. Bëhet një bujë dhe vetëm Georgi Mërkov ruan qetësinë. Ai sulmon terroristin nga mbrapa dhe i rrëzon armën. Për këtë akt të guximshëm ai është vlerësuar me një çmim nga UNESCO dhe Federata Botërore e Mundjes.
Autor: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..
Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..
Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..