Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 30 gushtin

Sërish shira me bubullima dhe erëra në rritje

Foto: BTA

Gjatë 24 orëve të ardhshme atmosfera në vend do të  mbetet e paqëndrueshme. Zhvillimi I vranësirave do të vazhdojë dhe në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra, në disa zona dotë jenë përkohësisht intensive, me bubullima. Do të ketë edhe kushte për breshër. Gjatë natës era veriore në Bullgarinë Lindore do të dobësohet.

Të premten era do të forcohet sërish. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 23° në verilindje deri në 31° në rajonet ekstreme jugperëndimore, në Sofje 25°-26°.

Përgjatë Detit të Zi do të zhvillohen vranësira dhe në shumë vende do të ketë reshje dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 24 deri në 27 gradë. Temperatura e ujit të detit është 26°-27°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Mbi male do të zhvillohen edhe vranësira. Do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë 20°-21°, në 2000 metra - rreth 13°.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria mori një borxh të ri prej 3 miliardë euro dhe 1.5 miliardë dollarë

Bullgaria mori një borxh të ri të jashtëm prej 3 miliardë euro dhe 1.5 miliardë dollarë amerikanë, njoftoi Ministria e Financave. Kësti i trefishtë i obligacioneve bullgare ka shkaktuar interesim të madh te investitorët, gjë që ka bërë të mundur..

botuar më 24-08-29 5.48.MD

Dy persona në Bullgari kanë vdekur nga ethet e Nilit Perëndimor

Dy persona të infektuar me ethet e Nilit Perëndimor kanë ndërruar jetë në vendin tonë. Informacioni është konfirmuar për BNR nga Ministria e Shëndetësisë. Në Bullgari janë tre persona të infektuar me ethet e Nilit Perëndimor. Dy janë nga Sofja dhe..

rinovuar më 24-08-29 1.31.MD

Parashikimi i motit për 29 gushtin

Të enjten para mesditës, mbi Bullgarinë Lindore do të zhvillohen vranësira, ndërsa pas mesditës edhe në pjesën tjetër të vendit. Në shumë vende në Lludogorie dhe në rajonet malore do të ketë reshje të shkurtra, përkohësisht intensive të..

botuar më 24-08-28 7.35.MD