Një numër rekord - 600 "luftëtarë" janë të dislokuar në bazën ajrore Uzunxhovo, dhe rasti nuk është një konflikt ushtarak, por festimi i Ditës së qytetit Haskovo. Atraksioni më i madh me rastin e 8 shtatorit është loja e organizuar ushtarake simuluese airsoft. Këtë vit, “loja e madhe” përfshin mysafirë nga Greqia, Rumania, Serbia, Kroacia, Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa organizatorë janë Komuna e qytetit Haskovo dhe Shoqata “Airsoft Sofia”.
Një atraksion i ngjashëm për meshkuj organizohet për të tretin vit radhazi me rastin e festës së qytetit Haskovo dhe ftesës i përgjigjen njerëz nga mbarë vendi, me profesione të ndryshme dhe të moshave të ndryshme. Sipas skenarit paraprak, veprimi zhvillohet në territorin e shtetit inekzistent të Ulpisë, ku ka tri grupe ndërluftuese: një kontingjent paqeruajtës, popullata vendase dhe një grup rebel. Konflikti kryesor është midis fraksionit rebel dhe forcave paqeruajtëse, por nga përleshja është e prekur edhe popullata lokale.
“Kjo është një situatë që historikisht është përsëritur në shumë vende të botës”, shpjegojnë organizatorët e lojës, duke mos kërkuar një analogji me asnjë nga konfliktet në tokë. Konflikti treditor i simuluar “ushtarak” do të përfundojë të dielën, dhe pritet ai të tërheqë vizitorë të rinj në qytetin Haskovo, si dhe të rrisë shkallën e frymës festive.
Përpiluese: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: haskovo.bg
Në epokën e rritjes së dixhitalizimit dhe depërtimit të inteligjencës artificiale në të gjitha sferat e jetës sonë, profesionet e njerëzve shumë të kualifikuar dhe më të paguar janë më të rrezikuar nga zhdukja. Më pak të prekura janë punët që kërkojnë..
Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit janë ndër prioritetet e përcaktuara në Programin e Qeverisë për Qeverisjen e Bullgarisë për..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një kontratë të përhershme me institucionet evropiane dhe kjo ndryshoi jetën e gjithë familjes. "Në..
Dhjetë lokomotivat e reja elektrike "Smartron", të cilat Hekurudhat Shtetërore Bullgare "BDZ - Transport pasagjerësh" duhet të marrin në bazë të..
Palombarë nga shoqata e Burgasit "Miqtë e Detit" hapën sezonin e zhytjeve. Në një temperaturë uji prej shtatë gradësh, ata bënë shëtitjen e tyre..