Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Politikanët uruan bullgarët për ditën e bashkimit

Foto: Ani Petrova, BNR

“Më 6 shtator 1885, Bullgaria tregoi se nuk mund të ketë një kufi të përcaktuar artificialisht mes bullgarëve. Sot ne përpiqemi për heqjen e këtij të fundit, e cila na ndan artificialisht nga Bashkimi Evropian. Të bashkuar do t'ia dalim!”, shkroi kryeministri në detyrë Dimitër Glavçev në faqen e tij në Facebook.

Udhëheqësi i GERB, Bojko Borisov, kujtoi moton kombëtare "Bashkimi e bën forcën".

“Bashkimi i Principatës së Bullgarisë dhe Rumelisë Lindore ishte një akt që u bë i mundur sepse bullgarët besuan në vetvete pa pritur shpëtimtarin dhe kjo ndryshoi historinë tonë”, thuhet në qëndrimin e bashkëkryetarit të “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov.

“Le të ruajmë së bashku trashëgiminë tonë si qytetarë bullgarë dhe të mbrojmë identitetin kombëtar dhe vlerat evropiane. Të gjejmë kauzat që na bashkojnë, në emër të mirëqenies së popullit dhe fillimit të ri për Atdheun tonë”, kërkoi kryetari i grupit parlamentar të PDSH-së, Deljan Peevski.

“Sot, më shumë se kurrë, populli bullgar ka nevojë për unitet, bashkim dhe kohezion – vlera që koha kërkon t’i ruajmë për të jetuar në një Bullgari moderne dhe evropiane”, shkroi kryetari i DPS-së, Xhevdet Çakërov.

“Gëzuar festën, bullgarë! Ta bëjmë Bullgarinë të lirë, të pavarur dhe të bashkuar sërish!”, përshëndeti lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov.

“Dita e Bashkimit të Bullgarisë është data e ndritur që dëshmon madhështinë e idealit kombëtar bullgar. Sot, kur Bullgaria po përballet me sprova të rënda, ne jemi të detyruar ta ndjekim këtë shembull madhështor”, tha ushtruesi i detyrës së kryetarit të BSP-së Atanas Zafirov.

Lexoni më shumë:




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Firma bullgare të ndërmjetësimit kanë marrë pjesë në një skemë për pastrimin e parave ruse

Ndërmjetës bullgarë u identifikuan si disa nga hallkat lidhëse në një hetim mbi një skemë ndërkombëtare për pastrimin e parave ruse. BGNES citon të dhëna nga Intelligence Online , sipas të cilave dy kompani bullgare të ndërmjetësimit ishin të..

botuar më 25-11-14 8.59.PD

Jahti elektrik bullgar është ndër finalistët e një konkursi ndërkombëtar

Një zhvillim bullgar për një mjet lundrues elektrik fitoi njohje ndërkombëtare, duke u kualifikuar për raundin final të çmimeve prestigjioze The Gussies Electric Boat Awards 2025. Këto çmime synojnë anijet dhe jahtet elektrike më inovative dhe më të..

botuar më 25-11-14 5.05.PD

Parashikimi i motit për 14 nëntorin

Të premten në mëngjes, në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore, do të ketë mjegull, ose re të ulëta. Gjatë ditës, do të jetë kryesisht me diell, por në pjesët e poshtme të Tunxhës dhe Maricës deri rreth mesditës dhe në fushën e..

botuar më 25-11-13 7.40.MD