Sot pritet nisja tregtare e terminalit për gaz të lëngëzuar natyror në Aleksandropolis të Greqisë. Lidhja tashmë është testuar me sukses me vëllime reale të gazit natyror për të siguruar funksionim pa probleme.
Hapja ishte planifikuar për në prill 2024, por më pas u shty për shkak të një defekti teknik. Bullgaria është bashkë-aksioner në projektin për ndërtimin e një terminali lundrues përmes kompanisë së saj "Bulgartransgaz".
"Fillimi i funksionimit tregtar të terminalit këtë vjeshtë do të garantojë sigurinë e furnizimeve me gaz për sezonin e ardhshëm dimëror për rajonin e Evropës Juglindore duke pasur parasysh pezullimin e mundshëm të transportimit të gazit natyror rus përmes territorit ukrainas nga fillimi i vitit të ardhshëm”, tha në gusht ministri i energjisë Vlladimir Malinov.
Ministri ynë i energjisë ndodhet aktualisht në një vizitë pune në SHBA. Programi i tij përfshin takime me përfaqësues të "Westinghouse" dhe Exim Bank - banka e eksport-importit të SHBA-së, në lidhje me ndërtimin e ardhshëm të blloqeve Nr. 7 dhe Nr. 8 të centralit atomik bullgar "Kozlloduj".
Një kontingjent bullgar nga Forca e Stabilizimit të NATO-s në Kosovë u prit me një ceremoni solemne në Bllagoevgrad, raportoi BTA. Në fjalën e tij të mirëseardhjes, Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov përgëzoi ushtarakët për përfundimin me..
Një grup krimi i organizuar për qarkullimin e kartëmonedhave të falsifikuara - dollarë dhe euro, si dhe për mbajtjen e levave bullgare të falsifikuara, është zbuluar në Plovdiv, raportoi BTA. Gjashtë persona janë arrestuar, përfshirë udhëheqësin e..
Gjykata Kushtetuese nuk ka arritur të marrë një vendim mbi ndryshimet në Kushtetutë që lidhen me mundësinë e presidentit për të zgjedhur kryeministrat në detyrë nga një listë e kufizuar zyrtarësh në administratën shtetërore. Kjo tregohet nga vendimi i..
Tre helikopterë mbërritën në Aeroportin e Plovdivit në kuadër të mekanizmit për ndihmën e kërkuar nga BE-ja për shuarjen e zjarreve...
Anëtarësimi në BE dhe miratimi i ardhshëm i euros mbështesin institucionet e Bullgarisë dhe qëndrueshmërinë e qeverisjes, por korrupsioni mbetet një..
Të paktën 870 persona mund të përfitojnë nga masa “Unë Zgjedh Bullgarinë” për t’u tërhequr përsëri në Bullgari nga jashtë vendit. Një pjesë e madhe e..