Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Pritje e organizuar në kuadër të 80-vjetorit të Clirimit të Shqipërisë

12
Foto: Sonila Turshilla

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” si dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Bullgari. Ky takim u zhvillua, në kuadër të aktiviteteve për 80 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë i cili përkon edhe me 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe shpalljen e vitit 2024 si Viti i Gjuhës Shqipe. 

Takimi filloi me fjalimin e hapjes së Shkëlqesisës së Saj, Znj. Inid Milo, e cila trajtoi tematikën Shqipëria në NATO dhe rrugëtimi në BE/Prioritete të Politikës së Jashtme. Zonja Milo nuk kishte si të mos përmendte dhe falenderonte punën e palodhur të profesoreshave të nderuara të gjuhës shqipe nga Departamenti i Ballkanistikës, prof. Dr. Rusana Bejleri dhe Prof. Dr. Ekaterina Tarpomanova, si dhe raportet e shkëlqyera me këtë Departament në të cilin studentët e rinj ushqehen me frymën e dashurisë për gjuhën, kulturën dhe historinë e Shqipërisë. 

Gjatë takimit u zhvillua dhe një bisedë shumë e këndshme në të cilën morën pjesë edhe studentët që shpalosën aftësitë e tyre gjuhësore, njohuritë për Shqipërinë si dhe shprehën disa opinione të tyre shumë interesante që kishin lidhje me tematikën e takimit. 

Të ftuarit patën mundësinë të njiheshin pak më shumë me historikun e Shqipërisë përmes filmit "Vdekja e kalit", prodhim i vitit 1992 me regjisor Saimir Kumbaro. Ky është filmi i parë shqiptar që ve në dukje anët negative të sistemit komunist për shoqërinë shqiptare. Ai përfaqëson një nga pasqyrimet më realiste të përndjekjes politike gjatë Diktaturës së Proletariatit në Shqipëri. Për studentët ky ishte një film interesant falë të cilit arritën të shihnin Shqipërinë e vjetër gjatë viteve komuniste dhe të bënin krahasimin me Shqipërinë e ditëve të sotme, tashmë të ndryshuar. Pas filmit studentët panë edhe Ekspozitën "Rezistenca shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore".

Ky aktivitet shërbeu si një platformë shkëmbimi mes të rinjve dhe Ambasadës si një mundësi për të nxitur dhe promovuar raportet mes dy vendeve tona dhe për të nxitur dashurinë ndaj Shqipërisë. Pikërisht këta të rinj janë ambasadorët e ardhshëm të cilët do të mbajnë të gjallë marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Shqipërisë dhe do të na çojnë drejt një të ardhmeje akoma më të ndritur dhe të bashkuar.

Foto: Sonila Turshilla


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sonja Jonçeva: Kultura nuk është vetëm e ardhmja jonë, por është çelës për një shoqëri më të mirë

“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..

botuar më 24-12-04 7.35.PD

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD