Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025. Sindikatat e mbështetën propozimin dhe organizatat e punëdhënësve e kundërshtuan atë, duke u argumentuar se llogaritjet janë të pamjaftueshme dhe mekanizmi për to bie ndesh me ligjin ndërkombëtar, duke shkaktuar dëme sociale dhe ekonomike, pasi shuma e ofruar është shumë e fryrë.
Sipas Vasill Velev, kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Kapitalit Industrial në Bullgari, një shumë e re e pagës minimale për vitin e ardhshëm nuk duhet të përcaktohet derisa të transpozohet direktiva e BE-së për pagat adekuate minimale. Ai arsyetoi se me rritjen e propozuar të pagave, “në fakt punëtorët më të këqij, me kualifikimet më të ulëta, me shprehitë më të këqija të punës shpërblehen në kurriz të atyre me kualifikime mesatare, madje në disa fusha - me kualifikim të lartë. Zëvendëskryeministrja dhe ministre e financave në detyrë Ljudmilla Petkova komentoi se shuma e shpërblimit më të ulët për vitin e ardhshëm është përcaktuar sipas legjislacionit aktual.
Lexoni më tepër:
Më 4 shtator 1974 u inaugurua zyrtarisht termocentrali i parë dhe i vetëm bërthamor në Bullgari - "Kozlloduj". Ai ishte gjithashtu termocentrali i parë bërthamor në Evropën Juglindore. Megjithatë, fillimi i energjisë sonë bërthamore u vendos..
Nga 1 janari 2025, paga minimale për Bullgarinë do të jetë 1077 leva /550.66 euro/në vend të 933 levave aktuale /477.04 euro/, sipas një projekt-dekreti qeveritar të publikuar për diskutim publik. Masa e re është në përputhje me Kodin e Punës dhe..
Një nga sektorët kryesorë për sa i përket rritjes së pagave dhe interesit nga punëkërkuesit në Bullgari është ai i teknologjive të larta. E ndërsa para pandemisë punësoheshin specialistë të çdo lloji pavarësisht trajnimit dhe kualifikimit të tyre..