Ushtruesi i detyrës së ministrit të mjedisit dhe ujërave, Petër Dimitrov, nuk mendon se ka problem në lokalizimin e stacioneve matëse të cilësisë së ajrit.
Një javë më parë, në një intervistë për BNR, avokati Dimitër Plloshakov deklaroi se institucionet shtetërore kanë bërë komprometim të qëllimshëm me sistemin e monitorimit të ajrit, pasi pikat ku janë vendosur stacionet matëse të cilësisë së ajrit janë larg vendeve me përqendrim të lartë të grimcave të imta të pluhurit.
Ministri theksoi se lokacionet specifike zgjidhen nga një grup i posaçëm pune dhe ka gjasa që disa prej stacioneve të zhvendosen. Vendimi do të merret në fillim të vitit të ardhshëm.
“Qëllimi i këtij grupi punues është gjetja e lokacionit më të përshtatshëm për këto stacione. Për shembull, në stacionin në lagjen "Mlladost", nuk është zbuluar tepricë e grimcave të imta të pluhurit gjatë 3 viteve të fundit dhe ky stacion mund të zhvendoset në një vend të përshtatshëm për këtë qëllim, të rënë dakord me administratën komunale të Sofjes", tha Petër Dimitrov për BNR.
Sipas të dhënave të paraqitura nga ministri, cilësia e ajrit atmosferik është në përmirësim në të gjithë vendin dhe kjo tendencë është e përhershme dhe e qëndrueshme. Ai u shpreh i bindur se në tre vitet e fundit nuk janë tejkaluar normat mesatare vjetore për grimcat e imta të pluhurit në të gjithë vendin.
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta, kryesisht mesatare, të konsiderueshme dhe të larta mbi Bullgarinë Veriore..
"Ne mbrojmë prodhuesit bujqësorë dhe interesin publik. Në hartimin e projektligjit jemi udhëhequr vetëm nga ky qëllim." Këtë e bëri të ditur ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov, në një takim me përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me..
Bullgari që humbi jetën në sulmin në Gaza dy ditë më parë është Marin Marinov, 51 vjeç nga qyteti Jamboll. Kjo duket qartë nga një postim i komunës së Jambollit në rrjetet sociale. Marinov është baba i dy fëmijëve - djem të moshës 29 dhe 25 vjeç. Ai..
Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The..
Bullgarët përmirësojnë vlerësimin e tyre në raportin botëror të lumturisë, por mbeten në vendin e 85-të nga 147 vende, dhe ky është pozita më e ulët për..
Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë..