Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një shoqatë e re, një shpresë e re për njerëzit e rajonit të Gollobordës

Besim Muça na tregon për shoqatën e tij “Shoqata për Identitetin Bullgar”

Foto: Krasimir Martinov

Data 24 shtator shënoi krijimin e një shoqate të re bullgare në Shqipëri “Shoqata për Identitetin Bullgar”. Ajo u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në qytetin e Tiranës me drejtues Besim Muça.   

Besimi ka lindur në fshatin Orzhanovë të Gollobordës ku ka kaluar edhe gjithë fëmijërinë e tij dhe më pas ka ikur në Elbasan dhe ka vazhduar shkollën profesionale për teknik ndërtimi, ndërsa më vonë në Tiranë ai mbaroi edhe shkollën e lartë për Inxhinieri ndërtimi duke u bërë një sipërmarrës shumë i sukseshëm në Shqipëri. Duke u kthyer pas në kohë ai tregon peripecitë në rininë e tij: 

Na shikonin me një sy tjetër neve gollobërdasit. Na shikonin me përbuzje duke na quajtur gollo kudo që punonim, kudo që jetonim, si në Elbasan dhe në vendet e tjera. Ne që kishim gjhuhë tjetër nuk na pëlqenin.”

Për sa i përket gjuhës bullgare në familje ai tregoi se nëna e tij nuk ka folur kurrë shqip. Në familjen e tij, ashtu si në të gjitha familjet e tjera, është folur gjatë gjithë kohës bullgarisht. Shqipen Besimi e ka mësuar në moshën 7 vjeçare kur ka hyrë në shkollë fillore. Komunikimi në fshat ka qenë vetëm në bullgarisht dhe ndaj ka qenë e lehtë ruajtja e gjuhës dhe traditave ndër vite, problem më i madh madje ka qenë shqipja.
Besimi e njeh zonën e Gollobordës si pëllëmbën e dorës, duke qenë se ai është rritur aty dhe pavarësisht se ka ikur prej fshatit ai nuk e ka braktisur kurrë atë. Rruga e kthen shumë shpesh drejt vendlindjes, ku ai ka mbjellë edhe diku te 300 rrënjë arre dhe lajthie, ndaj ai i di shumë mirë problematikat e zonës dhe nevojat e pakicës bullgare që jeton atje. Zoti Muça tregon se dy problemet më të mëdha janë rruga dhe shërbimi shëndetësor. 

Rrugët janë copë copë. Nuk ka as rrugë, asgjë, as ambulancë. Rajoni është i braktiusur fare. Të rinjtë kanë ikur dhe për ata që kanë mbetur në fshat nuk ka shërbim. Është vetëm një grua që shërben prej 35 vjetësh si infermiere dhe ajo nuk ka as zyrë ku t’i presë njerëzit dhe t’i ndihmojë. Prandaj mendova t’i ndihmoj dhe të ndërtoj diçka me ekonominë pjesërisht timen.” - tregon ai për Radio Bullgarinë.
Besim Muça (në të majtë) dhe ambasadori i Bullgarisë në Tiranë Ivajllo Kirov (në të djathtë)
Duke marrë parasysh këto problematika u hap edhe shoqata e re me qëllim kryesor përkrahjen e pakicës kombëtare bullgare në rajonin e Gollobordës si dhe ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe kulturës bullgare, për të identifikuar njerëzit, për t’i afruar, për t’i ndihmuar, pasi sipas Besimit po nuk i afrove pak njerëzit, po nuk u dhe pak suport, ata rrinë larg edhe fillojnë të mbajnë distancë.

Unë dua të bëj rrugën njëherë, pasi është rrugë e pakalushme edhe e dëmtuar totalisht. T’i bëj një ndrëhyrje. Dhe mendoj për këtë vit që vjen të bëj një ambulancë në fshat. Aty ka edhe një urë për t’u bërë, vendi ka nevojë për goxha investime. Unë mendoj që të ndihmoj, por nuk mund t’i përballoj të gjitha, sepse rrugën nuk mund ta përballojë një person. Duke qenë se kam shtëpinë time të vjetër të babait atje, kam mundësinë që ta kthej në qendër shëndetësore. Kam mundësi që t’i shërbej komunitetit. Unë jam 65 vjeç, jetoj në Tiranë, por mendoj për ata që janë atje.” – u shpreh Besimi.

Pyetjes nëse Bullgaria ka bërë mjaftueshëm për popullësinë e saj jashtë kufinjve të shtetit, Besimi thotë se është falenderues për faktin se shteti bullgar e njeh dhe kërkon popullin e tij, por sipas zotit Muça nuk është bërë ndonjë investim real, faktik në zonën e tij dhe duhet më tepër mbështetje.

Zoti Muça thotë se populli i Gollobordës është një popull i vuajtur dhe i përbuzur, sidomos në kohën e sistemit komunist, prandaj ai tani pavarësisht se është pensionist mendon akoma për komunitetin e tij dhe kërkon të ndihmojë në ruajtjen e identitetit, kulturës dhe gjuhës së kësaj copëze të vogël të Bullgarisë. Ndaj ai na fton të gjithëve: “Le të bëjmë diçka!”

Foto: MPJ, Krasimir Martinov, arkiva personale


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët mbështesin shkollat ​​me mësime mbi mënyrat e jetesës së shëndetshme në mjediset urbane

Cili është niveli i decibelit të një motori avioni ose të një pëshpëritjejе, një bisede normale, të lëvizjes së një makine me shpejtësi 60 km/h, të një koncerti rok dhe cilat janë vlerat e rrezikshme për shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve?..

botuar më 24-10-04 5.45.PD

Krerët e shteteve nga Evropa nderuan 70 vjet nga themelimi i CERN-it

Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të përbashkët të zhvillimit të potencialit të shkencës në mbështetje të paqes në një botë të konkurrencës së ashpër dhe për zhvillimin pozitiv të shoqërive tona. Kështu deklaroi kreu i shtetit Rumen..

botuar më 24-10-02 10.45.PD

Thatësira dhe humbjet e fermerëve: KE hapi rezervën bujqësore të krizës

Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..

botuar më 24-10-01 8.21.MD