Në orën 17:00, pjesëmarrja në zgjedhje arriti në 28.5%, raportoi Gallup International Balkan. Treguesi është më i lartë krahasuar me të njëjtën kohë të zgjedhjeve të mëparshme në qershor të këtij viti. Aktiviteti po ecën në mënyrë të ngjashme me exit poll-in që zhvilluam në tetor 2022. Kështu filloi që në mëngjes. Këtë e ka bërë të ditur Svetlin Taçev nga Gallup International Balkan, partner i BNR. “Deri tani të dhënat janë të ngjashme, le të shohim, pak ka mbetur deri në fund të ditës së zgjedhjeve, që të shohim nëse lëvizja e aktivitetit zgjedhor do të arrijë realisht përqindjet e vitit 2022”, komentoi sociologu dhe bëri thirrje për të votuar.
*****
Deri në orën 15:00, pjesëmarrja në votime arriti në 23.3%, raportoi Gallup International Balkan. Treguesi është më i lartë krahasuar me të njëjtën kohë të zgjedhjeve të mëparshme në qershor të këtij viti.
Aktiviteti lëviz në ngjashmëri me exit poll-in që zhvilluam në tetor 2022. Këtë e bëri të ditur Svetlin Taçev nga Gallup International Balkan, partner i BNR. “Deri tani të dhënat janë të ngjashme. Do të shohim, pak mbetet deri në fund të ditës së zgjedhjeve, nëse lëvizja e daljes në votime do të arrijë realisht përqindjet e vitit 2022”, komentoi sociologu dhe bëri thirrje për të votuar.
Te ora 13:00, pjesëmarrja në votime arriti në 17.4%, njoftoi Gallup International Balkan. Në zgjedhjet e mëparshme deri në këtë kohë kishin votuar 15.6 për qind e votuesve. Ndër ata që e shfrytëzuan të drejtën e votës deri më tani, veçohen personat me arsim të lartë dhe të moshuarit nga vendbanimet më të vogla.
Para BNR Petko Petkov, drejtor ekzekutiv i agjencisë sociologjike tha, se në këtë moment është shumë herët të thuhet nëse do të ketë surpriza. “Fushata ishte mjaft e dobët. Faji është tërësisht i elitës politike. Zgjedhësi shkon të votojë kur sheh kuptim”, shtoi sociologu.
*****10.4% e zgjedhësve votuan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në orën 11:00, sipas të dhënave të agjencisë Gallup International Balkan. Kjo paraqet një pjesëmarrje pak më të lartë në krahasim me zgjedhjet e mëparshme parlamentare në qershor, kur ishte 10 për qind në të njëjtën kohë
*****
Në orën 09:00, pjesëmarrja e votuesve në Bullgari ishte 3.7%, sipas exit poll-it të Agjencisë Sociologjike Gallup International Balkan.
“Kryesorja është sinqeriteti i përgjigjeve të të pyeturve. Zhvillimet specifike, veçanërisht në një sektor politik, nënkuptojnë se votimi më teknologjik ose pozicionimi më i pasinqertë mund të rezultojë të jetë problem për rezultatet përfundimtare të sondazhit tonë”, komentoi Përvan Simeonov, drejtor ekzekutiv i agjencisë, për BNR në fillimi i ditës së zgjedhjeve.
Stabile janë lëndimet e të 15 viktimave të tragjedisë në qytetin maqedonas të Koçanit dhe të shtruar në spitalet në Bullgari. Ata trajtohen sipas të gjitha rregullave, por rrethana më rënduese është thithja e gazrave. Nga këtu vijnë disa nga..
74% e të rinjve bullgarë janë pak a shumë duke e shqyrtuar idenë e emigrimit jashtë vendit, sipas një sondazhi ndër të rinjtë në Evropën Juglindore të kryer nga Fondacioni “Friedrich Ebert”. U anketuan 9000 njerëz në moshë nga 14 deri në 29 vjeç...
Teatri i të rinjve të Sofjes "Nikollaj Binev" fton fëmijët të njihen nga afër me kukullat e tyre të preferuara. Aktiviteti organizohet me rastin e Ditës Botërore të Teatrit të Kukullave, të cilën e festojmë më 21 Mars. Qëllimi është që publiku t'i..
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova propozoi që grupi parlamentar MEÇ të rikthehet me ndryshim në rregullore ose me vendim të..
Ministri i Turizmit Mirosllav Borshosh hapi konferencën "Turizmi bullgar dhe anëtarësimi i Bullgarisë në еurozonë", organizuar nga Bordi Kombëtar i..
Të mërkurën do të mbajë vranësira dhe në shumë rajone në Bullgarinë Veriore dhe Perëndimore do të ketë reshje shiu më intensive në Bullgarinë..